Spanja dhe Italia janë dy çerekfinalistet e radhës në Euro 2012. Spanjollët kanë fituar vetëm në fund 1-0 me Kroacinë, duke shuar kështu të gjitha dyshimet për një marrëveshje të mundshme, për të eleminuar italianët.
Ndërkohë, këta të fundit kanë fituar 2-0 me Irlandën, me gola të Kasanos në pjesën e parë dhe të Balotelit në fund të pjesës së dytë. Italia nuk ka zhvilluar një lojë të mirë, sidomos 30 minutat e para, kur është dukur e bllokuar. Shkak për këtë ka qenë padyshim fakti se përveç ndeshjes së tyre, italianët e kishin mendjen edhe takimi Spanjë-Kroaci.
Por, më pas ata e kanë mbledhur mëndjen dhe përveç golit të Kasanos, kanë pasur edhe një sërë rastesh të tjera, por që nuk janë shfrytëzuar.
Minutat e fundit italianët kanë vuajtur presionin e shtuar të irlandezëve, që kërkonin me patjetër të merrnin një pikë. Por, mbrojtja azurre ka mundur të rezistojë dhe në fund Baloteli ka shuar frikën e italianëve, me një gol vërtet të bukur.
Edhe Spanja nuk e ka pasur aspak të lehtë me Kroacinë, duke qenë se ka shënuar vetëm në fund.
Tashmë ato presin kundërshtarët e tyre, që me shumë mundësi pritet të jenë Franca dheAnglia.
Hahahaha…Italia fitoi me hile si gjithmone,por kupen s’ka per ta fituar dot se hane breshka,
Po pse ju nuk fituat me breke neper kembe loje pa spektakel vetem mbyllu ne mbrojtje si gomari.