Arshavin zihet me parlamentarin-tifoz

18 Qershor 2012, 10:54Sport TEMA

Andrei Arshavin po përballet me kërkesat për largimin e tij nga kombëtarja ruse pasi ai ka patur një zënkë me një tifoz pas eliminimit nga Euro 2012. Sipas mediave ruse, përballja mes tij dhe tifozit në hollin e hotelit ka qenë mjaft e tensionuar.

“Fakti që nuk përmbushëm pritshmërinë nuk është problemi ynë, është i juaji”, mësohet të ketë thënë mes të tjerave 31 vjeçari, fjalë të cilat janë kritikuar ashpër nga presidenti i nderit i Federatës Ruse, Viaçeslav Koloskov.

“Këto nuk janë fjalë të denja për një kapiten. Arshavin nuk ka qenë asnjëherë në pozita për të udhëtuar në të gjithë vendin për të ndjekur skuadrën me shpenzimet e tij. E gjithë skuadra duhet të përkulet para tifozëve. Mendoj se një kapiten i tillë nuk duhet të jetë në skuadër”.

Personi me të cilin Arshavin ka debatuar, me sa duket ishte një parlamentar rus, por Arshavin nuk është ndalur as para “ngjyrimit politik” duke injoruar statusin e tifozit. “Kur të jem në Duma (Parlamenti rus), do t’ju paraqes një raport para jush. Ne humbëm pasi nuk shënuam ndërsa Greqia po. Asgjë nuk ndryshon nga këto diskutime”, ishin fjalët e tij.

Pas këtyre deklaratave, një ish-zëdhënës për shtyp i Federatës Ruse ka kërkuar dorëheqjen e presidentit aktual të këtij institucioni, Sergei Fursenko, si dhe që Arshavin t’i hiqej përjetësisht e drejta të luante për ekipin kombëtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje