Federata Holandeze e Futbollit do të shohë nëse duhet vazhduar kontrata me Bert Van Marvijk pas përfundimit të Euro 2012. Këtë e bëri të ditur vetë presidenti i kësaj Federate, Bert Van Ostven, i cili e argumentoi një ndryshim të mundshëm me nevojën për ndërtimin e një skuadre të re për turnetë e ardhshëm.
“Ky është një moment që vjen logjikisht. Kur sheh moshën e lojtarëve aktualë, e kupton që kemi nevojë të afrojmë “gjak të ri”. Për Kupën e Botës 2014, por sidomos për Euro 2016. Nëse do të kishim një kontratë deri në vitin 2014 me trajnerin, skuadra mund të vazhdonte projektin me të njëjtin grup. Por ne po shohim drejt vitit 2016 dhe prandaj monitorojmë procesin e rinovimit” tha ai rreth të ardhmes së trajnerit që pak kohë më parë rinovoi kontratën deri në vitin 2016 me Federatën Holandeze të Futbollit.
“Nuk ka një listë klubesh te të cilët Van Marvijk mund të shkojë. Ne e dimë që Bert ka ende ambicie për të drejtuar një klub elitar në karrierën e tij. Nëse kjo do të jetë e mundur, do t’ia japim këtë shans. Ne kemi bërë marrëveshje rreth momentit kur ai do të largohej nga Federata Holandeze”, ishin fjalët e Van Ostven që thuajse ka konfirmuar zyrtarisht largimin e trajnerit aktual nga drejtimi i skuadrës.