Në Spanjë të gjithë besojnë tek rezultati 2-2 me Kroacinë

15 Qershor 2012, 18:33Sport TEMA

Bastexhinjtë spanjollë janë të sigurtë: Të hënën në darkë, Spanja do të barazojë 2-2 me Kroacinë, duke nxjerrë kështu jashtë Euro 2012 Italinë.

Spanjollët kanë mjaft motive të besojnë se ndeshja do të dalë me këtë rezultat, pasi jo vetëm që do të rendiste Spanjën në krye të grupit, por dhe do të shkaktonte eleminimin e një ekipi shumë të rrezikshëm, të cilin Spanja mund ta hasë rrugës. Dhe, natyrisht Spanja nuk dëshiron ta takojë rrugës Italinë, duke qenë se, pavarësisht se është kampione Bote dhe Europe, nuk ka arritur do që ta mposhtë atë.

Aq shumë e besojnë këtë rezultat spanjollët, sa tashmë kanë filluar që të vënë baste në masë, për rezultatin 2-2 mes Kroacisë dhe Spanjës.

Për këtë arsye, kompanitë e basteve e kanë ulur shumë koefiçentin e këtij rezultati. Nëse në fillim të kampionatit, barazimi 2-2 mes Spanjës dhe Kroacisë kuotohej me koefiçentin 17-1, tashmë ka zbritur në 5-1, çka tregon qartë se kjo gjë mund të ndodhë seriozisht.

Në rast të një barazimi 2-2 mes Spanjës dhe Kroacisë, Italia do të eleminohej, pavarësisht rezultatit që do të arrinte me Irlandën. Kjo, duke qenë se në takimet direkte me Kroacinë dhe Spanjën, Italia ka arritur barazime me rezultatin 1-1. Dhe, nëse do të kishte pikë të barabarta në fund me to, do të merren parasysh takimet që kanë zhvilluar me njëra-tjetrën këto tre ekipe.

10 komente në “Në Spanjë të gjithë besojnë tek rezultati 2-2 me Kroacinë”

  1. Tirona says:

    Nese bien ne marreveshje Kroacia dhe Spanja qe ndeshja te dali 2-2edhe italia ben marreveshje me Irlanden qe ndeshja te perfundoje 5-0 per italine ,futboll eshte edhe bon vaki se futbollin per gola e shofim

    1. mirela says:

      puna eshte se edhe me fitue 8 me 0 Italia eleminohet po te dali 2 me 2 Spanja

  2. Pirro says:

    Ha ha ha, qenke me itoljon se itoljoni o Tilona! Po ç’te ka hedhur Perendia me ate skuader te qelbur qe vjen era mafie 100 km larg? Ajo kerme skuader eshte e eliminuar tashme, italjonet e dine fare mire kete: Spanja nuk lodhet me Kroacine, do te luaje me rezervat, gjithashtu Kroacia nuk do te bredhe shume pas topit. Nuk ka marreveshje po thjesht asnjeres prej dy skuadrave nuk u plasi trapi per taljonet mafioze!
    Nga ana tjeter Irlanda nuk mundet kollaj nga nje skuader kufomash, u mund nga nje superfuqi si Spanja po taljonet nuk eshte çudi t’i rrahe!
    Te fala edhe fli gjume rehat se jane mbyllur lojerat me kohe!

    1. thagma says:

      Po mire more zoti ( fshatar ) Pirro kur qenka kaq kerrme pse ju drodhen leqet superfuqise se piprrave te Spanjes e nuk e zhdapen me loje kete kerrmen sipas teje??

    2. Gurrakuqi says:

      Spanja s’e rrahu dot Italine. Ca derdellis kot?

  3. Timi says:

    Vij nga nje brez ku futbolli te jepte shume kenaqesi, ku futbollistet qanin kur humbnin nje ndeshje te rendesishme. Kam pare lot ne syte e Tit dibres kur ka humbur nje ndeshje te kampionatit shqiptar.
    Po keshtu, futbollistet vinin nga nje “shkollim elementar” dhe luanin pa bere asnje llogaritje paraprake per ndeshjet pasardhese.
    Nuk me eshte e thjeshte te kuptoj ate qe po ndosh sot; tifoze ‘te vjeter me ndihmoni”!
    Me kujtohet koha kur nje fotbollist vishte nje fanella dhe nuk e hiqte me! Me falni per kohen qe po ju bej te humbisni por e kam fjalen per F. Tottin, A. Del Pieron, G. Bufon etj., te cilet u bene ikona te ekipeve ku luajten! Nuk po flas per M. Bacin, B. Omurin, N. Mucen, A. Kolen, A. Mingen, etj, te cilet rrojne apo jo na krijuan emocione te paperseritshme!
    Nderkohe me vijne nder mendje lojtare si Ibrahimovich, Vieri, ect., te cilet per aresye materiale nderrojne ekipet si nusja fustanet.
    Uroj qe ndeshja Croazi – Spanje te zhvillohet e vertete, per te vertetuar se futbolli eshte thjeshte nje menyre argetimi!
    Per ato qe mendojne se idete e mija vlejne sado pak, premtoj te kthehem shpejt ne debate.

  4. Timi says:

    Vij nga nje brez ku futbolli te jepte shume kenaqesi, ku futbollistet qanin kur humbnin nje ndeshje te rendesishme. Kam pare lot ne syte e Tit Ddibres kur ka humbur nje ndeshje te kampionatit shqiptar.
    Po keshtu, futbollistet vinin nga nje “shkollim elementar” dhe luanin pa bere asnje llogaritje paraprake per ndeshjet pasardhese.
    Nuk me eshte e thjeshte te kuptoj ate qe po ndosh sot; tifoze ‘te vjeter me ndihmoni”!
    Me kujtohet koha kur nje fotbollist vishte nje fanella dhe nuk e hiqte me! Me falni per kohen qe po ju bej te humbisni por e kam fjalen per F. Tottin, A. Del Pieron, G. Bufon etj., te cilet u bene ikona te ekipeve ku luajten! Nuk po flas per M. Bacin, B. Omurin, N. Mucen, A. Kolen, A. Mingen, etj, te cilet rrojne apo jo na krijuan emocione te paperseritshme!
    Nderkohe me vijne nder mendje lojtare si Ibrahimovich, Vieri, ect., te cilet per aresye materiale nderrojne ekipet si nusja fustanet.
    Uroj qe ndeshja Croazi – Spanje te zhvillohet e vertete, per te vertetuar se futbolli eshte thjeshte nje menyre argetimi!
    Per ato qe mendojne se idete e mija vlejne sado pak, premtoj te kthehem shpejt ne debate.

  5. juve4ever says:

    o tirona o kungull, po doli ndeshja 2 me 2, mbaron filmi. ka regulla te reja sot, qe kungujt i kuptojne me vonese po its ok.

  6. thagma says:

    Ky Pirro duket qe eshte fshatar i shkreti . Ka filluar te shohi futboll me digitalbin e nuk e njeh historine e vertete te futbollit

    1. Pirro says:

      DigitLeshin ta kam lene ty edhe debilave te tjere itoljonofila, une shoh gjithe Boten pa pagese nga rrjetet satelitare te huaja!
      Ju rrofte kufoma Itali o katunare tirone qe jeni te droguar nga Rai e Mediaseti i kumbarit mafioz me keq se ç’jane itoljonet. Ju me mafien e une me futobollin e vertete – ate qe kercen samban ne fushe e te kenaq shpirtin, siç eshte sot futbolli spanjoll dhe ai qe luan perfaqesuesja e Gjermanise.
      Pikerisht nga Itolija, ju dergoj te fala pepinove te katundeve shqiptare,
      Pirro, Genova

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje