Gazeta suedeze tallet me Anglinë

15 Qershor 2012, 16:22Sport TEMA

Gazeta më e famshme e Gadishullit Skandinav, suedezja “Aftonbladet” ka vendosur sot të tallet me përfaqësuesen angleze të futbollit, duke “parashikuar” se si do të jenë faqet e para të gazetave angleze nesër, pas humbjes 5-0 përballë Suedisë.

Duke marrë shkas nga historia mes dy skuadrave ku çuditërisht anglezët nuk kanë mundur asnjëherë Suedinë në ndeshjet e një turneu, ata kanë imagjinuar se çfarë shkrimesh mund të shfaqen në faqet e tabloideve të njohur britanikë si “The Sun”, apo “Daily Mail”.

“Ky formacion i lodhur i solli turpin Anglisë për shumë gjenerata të ardhshme, pas një paraqitje shumë, shumë, shumë, shumë të shëmtuar”, është një nga komentet që “Aftonbladet” ka parashikuar që do të shfaqen nesër në faqet e gazetave britanike pas fitores së Suedisë në këtë sfidë.

Edhe vetë mediat britanike kanë pranuar se imazhi i Anglisë ka rënë shumë poshtë gjatë viteve të fundit, aq sa edhe Suedia pretendon të tallet me përfaqësuesen e vendit që ka shpikur futbollin.

“Tani jemi bërë si Mançester Siti i 10 viteve më parë, të gjithë tallen me ne. Holanda është përfshirë në luftë civile, Suedia gjuan topa në prapanicën e zhveshur të portierit rezervë, por të gjithë buzëqeshin sa herë që përmendet kombëtarja angleze”, ishte komenti i “Daily Mail” për këtë lajm./lajmeshqip

4 komente në “Gazeta suedeze tallet me Anglinë”

  1. Gezimi says:

    Zoterinj suedeze, ne ketej themi se dardhe e ka bishtin prapa. S’eshte cudi qe gezoheni para kohe!

  2. FIER says:

    Anklia… ??? Hahahahahahahhahahahhahahahahhahahahhahahahahhahahahahhahah
    Palo skuader!!!
    Suedi : Ankli
    3 : 0

    1. Gurrakuqi says:

      Qesh mire kush qesh i fundit.

  3. kloss says:

    –VERTET U SHENUAN —5—GOLA–POR JO ASHTU SI E PARASHIKUAN–PEDERASTET SUEDEZE—(SUEDI-5–ANGLI-O)–QE NXJERRINN BYTHEN EDHE PARA —TOPIT–TE FUTBOLLIT..TANI ESHTE TOPI DHE ANGLIA QE TALLEN ME TA–DHE ME ELEMINIMIN E TYRE—-PAS NJE FITORE–TE SHKELQYER -ANGLEZE–3-2–…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje