Xhenaro Gatuzo, që vendosi të largohej nga Milani këtë vit, ka paralajmëruar tifozët kuqezinj. Sipas tij, gjatë dy-tre viteve të ardhshme, Milani do të vuajë shumë dhe nuk do të jetë në gjendje të luftojë për objektiva të rëndësishme.
“Tek Milani ka krizë dhe kjo ndihet. Nuk ka më para. Ndoshta duhet thënë që për dy-tre vitet e ardhshme nuk do të jetë një skuadër si Milani që jemi mësuar”, ka thënë Gatuzo, duke iu referuar çështjes së Tiago Silvës, që me shumë mundësi do të shitet tek PSG.
Kjo lëvizje e Milanit dhe apatia për të bërë ndonjë blerje të rëndësishme, ka shqetësuar edhe dy prej futbollistëve më të rëndësishëm të kuqezinjve, Zllatan Ibrahimoviç dhe Antonio Kasano, që mund të vendosin të largohen nga kuqezinjtë.
Nga Ibra pritet. Ai eshte thjeshte nje mercenar.
Milani fitoi shume me shitjen e Kakas…
por po iku Silva i ka punet keq…do pallohet me gola …:):)
pres noj derbi 7 me 0 per Interin…
forca Inter…