Portugalia e Danimarka dhurojnë spektakël, zhgënjen Ronaldo

13 Qershor 2012, 19:57Sport TEMA

Portuglia dhe Danimarka kanë zhvilluar ndeshjen më të bukur deri më tani në Euro 2012.

Portugezët kanë shënuar dy herë në pjesën e parë me anë të Pepes dhe Postigës, duke siguruar një avantazh të dyfishtë.

Por, danezët nuk janë dorëzuar dhe kanë mundur që të barazojnë me anë të Niklas Bendtner, që ka shënuar një dygolësh.

Por, tre minuta nga fundi i ndeshjes, zëvendësuesi Varela ka shënuar për Portugalinë, duke lënë kështu të hapura shanset për një kualifikim të mundshëm.

Ana e errët për portugezët në këtë ndeshje ishte Kristiano Ronaldo. Megjithse nga ky i fundit është pritur shumë, ai humbur dy raste të pabesueshme përballë portierit danez. Njëri nga rastet ishte flagrant, pasi Ronaldo ndodhej përballë portës shumë afër dhe e nxorri topin jashtë. Pikërisht dy minuta më vonë, Bendtner barazonte, por për fatin e Ronaldos, më pas shënoi Varela. Ndryshe, për të do të ishte një nga mbrëmjet më të hidhura, pasi Portugalia do të shihte veten jashtë Euro 2012 për faj të tij.

 

3 komente në “Portugalia e Danimarka dhurojnë spektakël, zhgënjen Ronaldo”

  1. Landi- Sverige says:

    Ky grup nuk eshte per njerez me probleme ne zemer. Ronaldo??!! Te falenderoje Varela-n qe i dha dhe nje shans per te mos marre valixhet para kohe. Imagjinoni te fitoj dhe Holanda me Gjermanine, kater ekipe me tre pike ku cdo gje do zgjidhet ne dy ndeshjet e fundit, Gjermani- Danimarke dhe Portugali- Holande!! Por me pare le te shohim se si do perfundoje Gjermani- Holande.

    1. Tirona says:

      Kualifikohen Gjermania dhe Hollanda. Gjermania mbas fitores me Hollanden e siguroi kualifikimin ,me beri pershtypje kur mbaroj ndeshja nje nga lojtaret gjerman ju afrua nje lojtari hollandez duke i dhone kurajo dhe zemer qe te fitoni ndaj Portugalise ,se ne do te fitojme ndaj Danimarkes.Ky eshte futbolli Gjerman qe nuk bon dallavere .Hollanda duhet te fitoje me Portugaline qe te kualifikohet.Hollandezet e moren mesazin qe Gjermanido ta mundi Danimarken.

  2. salitalibani says:

    Kush mendon se e ka te lete te fitoj me danimarken vetem nga futbolli nuk e ka iden.Sa per hollanden eshte skuadra me e dobet e ketij evropianit me ate mbrojtje qe ka cdo skuader e mund.Ne fund ka per te kaluare Danimarka dhe Portogalia Gjermania 2ndeshje nuk ka treguar gje me Portogalin njerast pati dhe shenoi me Hollanden 2gola dhe pastaj se pam me ne fushe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje