Sot Greqi-Çeki dhe Poloni-Rusi, mendimet e ekspertëve

12 Qershor 2012, 12:28Sport TEMA

Fakti se ndeshja e sotme është shansi i fundit për Republikën Çeke që të mbajë gjallë shpresat për vazhdimësinë në Euro 2012, ka shtyrë parashikuesit e kompanisë “William Hill” që të favorizojnë këtë skuadër në përballjen me Greqinë.

Një fitore e Çekisë ka koeficientin 2.37, përballë asaj 3.25 të skuadrës greke, të cilës do t’i mungojnë lojtarë të rëndësishëm për shkak dëmtimesh apo pezullimesh.

Gjithsesi, rezultati më i mundshëm mbetet ai 1-1, i kotuar 6.5, i ndjekur nga një fitore minimale 1-0 e Çekisë (7), barazimi 0-0 (8) dhe fitorja minimale 1-0 e Greqisë (9).

Në këtë ndeshje pritet përsëri të ketë pak gola, ndërsa Milan Baros i Çekisë (2.75) dhe Theofanis Gekas i Greqisë (2.87), janë futbollistët të cilët shihen si më të favorizuar nga koeficientet  për të gjetur rrugën e rrjetës për skuadrat respektive.

Poloni-Rusi

Një fitore e Rusisë në sfidën kundër Polonisë i bën ato automatikisht çerekfinalistë të Euro 2012 dhe për këtë arsye, skuadra e Dik Advokat shihet si favorite për të fituar ndeshjen nga “William Hill”.

Suksesi i skuadrës ruse është 2.5, ndërsa i Polonisë 2.9, ndonëse këta të fundit luajnë para tifozerisë së tyre dhe kanë një ekip që në letër mund të vërë në vështirësi rusët.

Ndërsa pritet një ndeshje pa shumë gola, maksimumi 3, çështja e golashënuesve është shumë interesante, pasi mendohet se Levandovski do të shënojë përsëri për ekipin polak, ashtu si në ndeshjen e parë dhe për këtë arsye i është vënë koeficienti 2.75.

Nga ana tjetër, sulmi i frikshëm i Rusisë në ndeshjen me Çekinë ka bërë që të jenë shumë futbollistë “kandidatë” për të gjetur rrugën e rrjetës nga kjo skuadër. I pari është Kerzhakov me koeficientin 2.5, i ndjekur nga Pavliuçenko 2.75 si dhe dyshja Xhagoev-Pogrebnjak me koeficientin 3.

4 komente në “Sot Greqi-Çeki dhe Poloni-Rusi, mendimet e ekspertëve”

  1. elinor says:

    Mendimet e eksperteve nuk kane vlere asnjehere!

  2. katunari says:

    Te dhjefsha ekspertet,paskan thene qe nuk ka gola kjo ndeshja Ceki-Greqi,minuta’9 e pjeses pare jane bo 2 gola.

  3. gallata says:

    I hengri 2 sufllaqe gerqia ,per 6 minuta ,nuk ka ndodhur asnje here ne historine e Europianit.

  4. greku says:

    or Gallate le te arij ehde shqiperia atje qe ariti greqia e shohim pastaj sa suvllaqe do hash, 2 me 1 mbaroi loja nuk u injorua greqia dicka normale eshte, nuk kane rendesi te tjerat ishalla arin edhe shqiperia ketu edhe me koke lart le te haje edhe 5 suvllaqe oooo lope dhe meso te shkruash[ greqia ]jo[ gerqia]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje