Mbrojtësi brazilian i Milanit, Thiago Silva do të jetë lojtar i ri i skuadrës franceze PSG. Kështu shprehen mediat franceze dhe ato italiane. Sipas tyre, Silva do të nënshkruajë kontratën këtë të mërkurë.
“Silva do të jetë blerja e dytë e madhe për PSG-në, pas Lavezzit, që duket shumë afër francezëve. Shifra e transferimit të tij do të jetë 50 milion euro” shkrujanë mediat franceze. Tiago Silva pritet të marrë 9 milionë euro në sezon
Milani ende nuk ka reguar pas këtij lajmi, ndërsa francezët po e konsiderojnë këtë blerje si të kryer.