Lionel Mesi ka mbyllur sezonin në mënyrën më spektakolare të mundshme, duke udhëhequr kombëtaren e tij drejt suksesit 4-3 ndaj Brazilit, pasi ishte autor i tre golave në këtë ndeshje. Ylli argjentinas çoi bilancin e tij sezonal në shifrën e pabesueshme të 82 golave, po të merren në konsideratë ato të realizuar me klubin dhe kombëtaren.
Fillimisht ishte Brazili që kontrolloi ndeshjen dhe kaloi në avantazh me Romulo, por më pas ishte Mesi që shënoi dy gola të shpejtë për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij, duke çuar në këmbë 82 mijë spektatorët e pranishëm në stadiumin e Nju Xhersit ku zhvillohej ndeshja.
Por në pjesën e dytë është përsëri Brazili që shënon dy herë, me anë të Oskar dhe Hulk, duke çuar shifrat në 3-2, rezultat që zgjat shumë pak, pasi në minutën e 75-të, baraspesha vendoset përsëri me Fernandez, i cili shënoi me kokë pas në goditje këndi të Agueros.
Ndeshja u vendos në minutën e 84-t nga një gol që do të kujtohet gjatë, pasi Mesi dribloi dy kundërshtarë dhe me të majtën, nga jashtë zonës, dërgoi topin në trekëndëshin e portës braziliane me një gjuajtje spektakolare.
“Ishte një vit i mirë dhe kjo ishte një mënyrë e shkëlqyer për ta mbyllur atë. Nuk e ndej veten si një prej lojtarëve më të mirë, dua të vazhdoj të rritem dhe të vazhdoj të fitoj”, ishin fjalët e talentit argjentinas para tifozëve të ekzaltuar në fundin e ndeshjes. /lajmeshqip
Goli i trete i Mesit eshte nje nga me te bukurit ne historine e futbollit! Faktikisht Mesi per momentin eshte lojtari me i mire ne bote dhe me diference nga te tjeret duke dhene jo vetem spektakel, por duke realizuar rekorde ne gola, njeri me i bukur se tjetri.
me gjithe respektin qe kam per mesin por nje miqsore ishte brazili eshte me lart
Messi – Brazil !!!!!
E mahnitshme, spektakolare, e rralle.Por ja qe ndodh
Eshte Messi i lindur te dhuroje spektakel. Lojtar qe i ben edhe kundershtaret ta duan.
Uroj qe edhe Plaku Pele ti kete ardhur mendja ne vend (mbase ka ndryshuar kuren-sic edhe i sugjeron kolegu i tij Maradona). Edhe ai tani e kupton kush eshte Messi.
Nuk do ta harroj shprehjen e kolegut te tij Aguero: Mesi do te jete me i miri ne bote deri sa te lere futbollin. Fjalet e tij po i citoj ne anglisht:
Messi ‘will be best in world until he retires’, says Aguero
“FLAMURTAR” -Ishja ne stadium.ISHTE NJE MREKULLI TE SHIHJE MESSIN ,LOJTARIN ME SPEKTAKOLAR QE KAM PARE NDONJEHERE NE JETE .GJITHE STADIUMI U NGRIT NE KEMBE NE RESPEKT TE TIJ .GOLI I 3 -te i MESSIT ISHTE NJE MREKULLI NGA ATO QE SHIKOHEN RRALLE SHUME -SHUME RRALLE NE STSDIUME.SA PER “MIQESOREN” AJO NUK MUND TE QUHET MIQESORE KUR PATI TE GJITHA ELEMENTET DUKE FILLUAR NGA MAGJIA (NUK DUA TE LE PA PERMENDUR DHE NEYMARIN E BRAZILIT NJE TALENT DHE VIZIONAR PO AQ I MADH ) DHE DERI TEK 4 KARTONET E VERDHE DHE 2 TE KUQTE !! .NGA ANA TJETER NDOQA NE SHTEPI PAS NDESHJES SINTEZEN E NDESHJES GJERMANI 1 -PORTUGALIA 0 .NJE ZHGENJIM DUKE PATUR PARASYSH SE ATY MILITOJNE AJKA E LOJTAREVE ME TE MIRE ,POR RONALDUA NUK ESHTE MESSI QE T’A MERRTE PERDORE PORTUGALINE DHE T’A CONTE DREJT SUKSESIT.JO, SEPSE NUK E KA ATE DHUNTI .LEXONI ME QARTE SE CFARE DEKLARATE BRILANTE KA DHENE MAGJIKU MESSI NE FUND TE NDESHJES PER T’A KUPTUAR ATE . ESHTE ME KEMBE NE TOKE . GJENIAL!
Eshte momenti qe te gjithe qe kane folur per Messin te bejne autokritike qe te jene ne rregull me veten dhe zotin. Ajo qe beri mbreme Messi do ngelet gjate ne kujtesen e dashamiresve te futbollit. Po ti shifje te dyja ndeshjet gjer-hol s’kishte aspak lidhje me argj-brazil. Mu mu duk sikur Messi hynte me top dhe vete ne rrjete. Nje lojtar i pashok per momentin ne planet. Sa larg ishte i vetelavderuari Ronaldo dhe
Neimar i Peles. Eshte sfatisfaksion i madh te shohesh Messin. Me te vertete na ploteson shume nga kenaqesia.
E pashe ndeshjen Brazil – Argjentine ne Canada.
Eshte e kote te besh komente: Pas golit te trete te LeoMessias komentatori i ndeshjes thote: “Faleminderit o Zot per kete dhurate qe na ke bere. Kush nuk shikon kete ndeshje, nuk merr vesh asgje nga futbolli”.
Ne te njejten kohe po luante edhe Ronaldo kunder Gjermanise ne nje ndeshje shume te rendesishme per te dhe per Portugaline, per cfare do te mbahet mend? – Vetem per xhelin e flokeve.
Ata qe nuk e shohin MESSIN,si nje FUTBOLLIST MAGJIK,o do jene ZILIQARE,O INJORANTE,O MENDJEMEDHENJ!!!
Ketu fus edhe te madhin PELE,qe mbahet pas NEYMAR-it brazilian,sipas nje MACOKU te shtepise se tij,qe i lepin duart!!
Nuk ka faj i shkreti,PLEQERI ESHTE dhe kerkon te dale ne MEDIA per te thene se AKOMA NUK KA VDEKUR!!!
Ate qe po ben MESSI,nuk e ka bere asnje futbollist ne HISTORINE E FUTBOLLIT BOTEROR!!!
PELE TE NGUSHELLOHET ME KASETAT E VETA,BARDHE E ZI,SE TANI KANE DALE ATO ME NGJYRA!!!