Gjermania e nis me fitore Euro 2012

9 Qershor 2012, 23:58Sport TEMA

Gjermania mban veshur petkun e pretendentes për të trofeun e Euro 2012, pasi fiton 1-0 ndaj Portugalisë në një sfidë mes dy skuadrave shumë të forta. Por skuadra e Lëv duhet të falënderojë kundërshtarët që u zgjuan shumë vonë nga gjumi, ashtu si edhe portierin Nojer që u tregua vendimtar me dy ndërhyrje të sakta në minutat e fundit të sfidës.

Duke parë atë që ndodhi gjatë pasdites me Holandën, si gjermanët, ashtu edhe portugezët kanë preferuar të mos rrezikojnë shumë dhe kanë menduar si të mbulojnë hapësirat në prapavijë para ndërtimit të aksioneve. Ndonëse epërsia në lojë është e Gjermanisë, gjuajtjet në portë janë thuajse inekzistente nga të dyja palët.

Duhet pritur minuta e fundit e pjesës së parë që të regjistrohet një rast i rrezikshëm, me Pepe që gjuan në portën gjermane pas zhvillimit të një goditje dënimi, por topi përplaset në kryqëzimin e shtyllave, prek vijën fatale dhe del jashtë.

Pas këtij rasti drithërues, dy skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes por me kthimin në fushë duket se nuk ka ndryshuar asgjë, as në skema e as në lojë. Ritmi i ndeshjes bie edhe më shumë, por pikërisht atëherë kur dukej se dy skuadrat ishin disi të dorëzuara para një barazimi mes tyre, në minutën e 73-të vjen edhe goli i Mario Gomez, i cili me kokë dërgon në rrjetë një harkim nga e djathta të Lahm.

Portugalia nuk ka çfarë të humbasë më dhe hidhet tërësisht në sulm, duke iu afruar golit me Kristiano Ronaldon që bën gjuajtjen e parë të rrezikshme në kuadratin e Nojer, por gardiani gjerman arrin të devijojë topin. Pak minuta më vonë është Nani që lëshon një gjuajtje nga distanca që kalon mbi portierin, por ndalet nga traversa.

Rasti më i bujshëm vjen në këmbët e Varela në minutën 89-të, por sulmuesi gjuan në trupin e Nojer që i zë rrezen e portës dhe arrin të mbrojë këtë fitore të rëndësishme për Gjermaninë.

Ashtu si edhe Holanda, ndeshja e dytë kundër Danimarkës do të jetë vendimtare për Portugalinë që pas kësaj humbje rrezikon t’i japë lamtumirën para kohë Euro 2012.

GRUPI B

09.06.2012

Holandë-Danimarkë     0-1

24’ Krohn Dehli

Kharkiv (Ukrainë)

Gjermani-Portugali        0-1

73’ Mario Gomez

Lviv (Ukrainë)

Renditja

Danimarkë      3         1-0

Gjermani         3         1-0

Portugali          0        0-1

Holandë           0         0-1

13.06.2012

Danimarkë-Portugali     18:00

Lviv (Ukrainë)

Holandë-Gjermani        20:45

Kharkiv (Ukrainë)

17.06.2012

Portugali-Holandë         20:45

Kharkiv (Ukrainë)

Danimarkë-Gjermani    20:45

Lviv (Ukrainë)

2 komente në “Gjermania e nis me fitore Euro 2012”

  1. suzana says:

    [gardiani gjerman]??? uubububu Tema qfare ashte ky koment kaq pasionant per Gjermanine,kam pershtypjen se ju jeni gazete filogjermane ha ha ha(!)

  2. Daniel, Londer says:

    @ Suzana

    Lere te beje komentet e tij, gazetari ti moj cupe.
    Po normal, qe do beje tifo per Gjermanine, se e meritojne ata.
    Per ke do beje tifo ai per Kazakistanin, apo per Ukrainen ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje