Iniesta: Franca do ta bëjë Anglinë të vuajë

8 Qershor 2012, 12:37Sport TEMA

Mesfushori i Spanjës, Andres Iniesta, beson se Franca ka potencial në skuadër për ta bërë “të vuajë” Anglinë në ndeshjen e parë të grupit në Euro 2012, që zhvillohet të hënën.

“E kam parë Francën në televizor disa herë dhe mendoj se ata do ta bëjnë Anglinë të vuajë.

Francezët janë përmirësuar nën drejtimin e Laurent Blanc dhe lidhja mes Yohan Cabaye, Franck Ribery dhe Karim Benzema është shumë e rrezikshme. Disa muaj më parë kam pasur dyshime. Por tani besoj seFrancaështë më e mirë seAnglia.

Angliaka ndryshuar trajnerin dhe sistemin. Ata po ashtu kanë pësuar disa goditje në fushë dhe kjo është për të ardhur keq, pasi kjo është një ndeshje e rëndësishme për ta”, ka thënë Iniesta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje