Wenger: Spanja tashmë është më e dobët

7 Qershor 2012, 17:24Sport TEMA

Arsene Wenger beson se kampioni në fuqi, Spanja, është favorite për ta fituar Euro 2012, pavarësisht faktit se ata janë më të dobët se ekipi që triumfoi në vitin 2008. “Ka dobësi. Besoj kështu, krahasuar me katër vite më parë dhe dy vite më parë. Ata nuk kanë Carles Puyol, i cili mjafton të  kujtohet në Kupën Botërore: ai ndoshta nuk është lojtari më i spikatur, por ai shënoi gol në gjysmëfinale dhe i kualifikoi.

Pastaj ata janë më të dobët për shkak se nuk kanë David Villan, i cili gjithmonë është një golashënues i shkëlqyer. Fernando Torres ka më pak vetëbesim, pasi ai nuk luan shumë te Chelsea si te Liverpooli, ku ai ishte një lojtar tmerrësisht i fuqishëm.

Ndaj, mund të thuhet se në dy prej zonave shumë të rëndësishme ata nuk janë aq të fuqishëm. Në mesfushë megjithatë ata kanë ekipin më të mirë në botë deri tani. Por, mungesa e Puyol dhe fakti se sulmuesit e tyre nuk janë në formën më të mirë, mund të jetë negative për ta. Por ata ende janë favoritë”, ka thënë Wenger.

1 komente në “Wenger: Spanja tashmë është më e dobët”

  1. TOTILA says:

    JAM PLOTESISHT DAKORD ME ARSEN WENGERIN .NUK KE SE CFARE T’I SHTOSH ME.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje