Kombëtarja shqiptare e futbollit U-21 është mundur me rezultatin 3-1 përballë Portugalisë në një ndeshje të humbur praktikisht që në minutat e para të saj.
Përballë kundërshtarëve më të fortë në grupin ku bën pjesë përfaqësuesja jonë, kuqezinjtë kanë pësuar dy gola shumë të shpejtë, që në minutën e 3-të nga Agra dhe të 9-të nga Fonte, duke i falur ndeshjen kundërshtarëve me gabime amatorësh.
Goli i Balës në minutën e 15-të ka bërë që të ngjallet disi shpresa e përfaqësues tonë por përsëri janë portugezët që shënojnë në minutë e 55-të me kapitenin Fonte për të çuar në 3-1 rezultatin dhe për të marrë një sukses të rëndësishëm për kualifikimin e tyre të mëtejshëm nga ky grup.
Kombëtarja e drejtuar nga Skënder Gega mban vendin e 4-t në grupin me 5 skuadra ku pas 6 ndeshjeve ka marrë vetë 4 pikë. Me datë 12 ajo luan ndeshjen e radhës kundër Rusisë në fushë e kësaj të fundit, ndërsa mbyll eliminatoret me një tjetër transfertë në Moldavi në muajin shtator.
S’ka problem.Jena mesu ne me honger derrin.
Oh sa mire me ken skipetar……..ohhhhhhh…h.
E pash ndeshjen. Te them te verteten, me pelqeu. Lojtaret tane luajten fuqishem, te barabarte me portugezet. Per mua, fatin e ndeshjes e vendosen episodet. Tri gabime amatoreske ne mbrojtje dhe .. humbje! Gjithesesi, ky ekip eshte shume premtues.
Me la shije te hidhur gjesti i Bales! Hodhi fanellen dhe nisi nje zenke me trainerin e tij! Televizioni qe e transmetonte takimin e dha drejtperdrejt kete gjest! Nuk i shkon nje lojtari te njohur ky gjest, ca me shume Bales, qe eshte nje nga premtimet e medha te Kombetares sone per te rritur. Sidoqofte, le te ngushellohemi me faktin, se ishte thjeshte nje çast nervozizmi.