Formacioni i ëndrrave në Euro 2012

5 Qershor 2012, 19:48Sport TEMA

Faqja sportive Goal.com ka përpiluar “njëmbëdhjetëshin e ëndrrave” që përbëhet nga lojtarët që do të marrin pjesë në Kampionatin e sivjetmë Evropian. Portieri i Gjermanisë, Manuel Neuer, është preferuar para Gianluigi Buffon (Itali) dhe Iker Casillas (Spanjë).

Në krahë mbrojtës janë Ashley Cole (Angli) dhe Lukasz Piszczek (Poloni), ndërsa në qendër të mbrojtjes gjenden Holger Badstuber (Gjermani) dhe Giorgio Chiellini (Itali).

Mesfusha përbëhet nga anësorët David Silva (Spanjë) dhe Cristiano Ronaldo (Portugali), ndërsa më në qendër të mesfushës gjenden Yann M’Vila (Francë) dhe Xavi (Spanjë).

Dy sulmuesit e spikatur evropianë, Mario Gomez (Gjermani) dhe Robin van Persie (Holandë) zënë vendin në sulm.

Formacioni i ëndrrave sipas Goal.com (4-4-2): Neuer – Piszczek, Chiellini, Badstuber, Cole – Silva, Xavi, M’Vila, Cristiano Ronaldo – Van Persie, Gomez.

A është vërtet ky formacioni më i mirë i mundshëm në këtë Kampionat Evropian? Apo do të duhej të ishte ndryshe?

7 komente në “Formacioni i ëndrrave në Euro 2012”

  1. Tironsi "ZZ" says:

    Sigurisht qe ndryshe!!!
    Jane jashte formacionit te “ENDRRAVE”:
    Ibrahimovic
    Ozil
    Shvajni
    De Rossi
    Kedira
    Lahm
    etj… mos ju mbetet hatri qe kam harruar.
    TE KISHIN BERE TE PAKTEN E DHE NJE 11-TESH REZERVE ?

  2. lupeni says:

    I them atyre mjeshtrave te kesaj faqes sportive goal qe ti heqin syzet e te vene dylbite e te shohin pak me shume futboll.Po si mund te vendosesh mbrojtesin me te dobet ne bote ne formacionin e enderrave.une skam cfare t’i bej trainerit te gjermanise qe eshte dele nga mend,po une holger bashtuberin as rezerve te peqini i dash sules nuk e coja.

  3. Bbb says:

    Per mua eshte

    Cheh – Lahm, Ramos, Pique, Srna – Iniesta, Xavi, Modric, Cristiano Ronaldo – Ibrahimovic, Robben.

  4. voica says:

    U bene dhe keta si jurite e festivalit europian… Ku vete pa PIRLON ti ore i kesaj revistes????!!!!

  5. formacione me ideal nqs keni pak njohuri nga futbolli esht.Bufon vander vilen pepe kol iniesta shnajder van bomel zherard van persi huntelar ronaldo formacioni ideal

  6. me vjen keq gjermania nuk e kalon grupin 1.portugalia.2 holanda 3.danimarka.4 gjermania

  7. FR7 says:

    o trim seriozisht e ke qe thua qe gjermania nuk kalon grupin apo ben shaka?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje