Karriera ndërkombëtare e Patris Evra mund të marrë një kthesë të padëshiruar pasi ylli i Francës u filmua duke fshirë prapanicën me fanellën e kombëtares të një shoku të skuadrës. Futbollisti 31 vjeçar i Mançester Junajtid, më pas e mori atë dhe bëri sikur i mori erë, ndërsa ishte në stolin e rezervave gjatë miqësores së kombëtares së tij ndaj Serbisë.
Veprimet e Evra kanë shkaktuar polemika shumë të mëdha para fillimit të Euro 2012. “Ishte e shpifur! Por kjo sjellje tregon mbi të gjitha mungesën e respektit ndaj ngjyrës blu të Francës dhe asaj që përfaqëson”, shkruante sot revista parisiene “Le 10 Sport”. “E kemi të vështirë të imagjinojmë Evra duke e bërë të njëjtën gjë me fanellën e Mançester Junajtid”.
Mbrojtësi ishte protagonist i një tjetër polemike dy vite më parë gjatë Botërorit 2010, kur udhëhoqi lojtarët e përfaqësueses në një grevë kundër trajnerit Raimond Domenek. Tani ai mendohet se i ka mbyllur derën mundësisë së aktivizimit të tij, pasi trajneri Loren Blank nuk e ka me sy të mirë prej kohësh dhe ky gjest nuk është se e ka ndihmuar.
Shihet vetem qe lojtari ne fjale nxjerr nje bluze mbi te cilen ishte ulur siper,asgje me shume,por patjeter qe per gazetat ky nuk eshte lajm,keshtu qe trillojne brockulla…asgje te re !
mire evra qe eshte zezak po ata 2 te tjeret qe shikojne cfare jane……..
Nuk eshte fshirrje bythe kjo Zoti gazetar, apo skeni luajtur ndo1here futboll ju!?
Nje bluze qe ka ngecur diku dhe ai mundohet qe ta nxjerre qe aty, kjo eshte e gjitha!
Sa e do ai Francen qe i ka dhene ato mundesi qe e dime te gjithe, nuk e do asnje pseudo-gazetar tjeter qe merret me brocukalla te tilla.
Labi mos u merzit se ty nuk do ta shesim Evran por do ta falim, u kenaqe tashti. Meqe ra fjala si e fshijne bythen futbollistet?, si ty ? ?. Po te isha si ty do filloja te merrem pak me drejtshkrimin ,jo se je shume keq po ka vend per permiresim. TUNG
Eshte futja kot.Ai gjeti nje bluze mbi te cilen ishte uluru dhe e nuhati.Futja kot