Mërgim Mavraj vazhdon të jetë ende i paqartë mbi të ardhmen. Edhe pse ndodhet me pushime, futbollisti i kombëtares kuqezi, që debutoi ndaj Katarit dhe luajti si titullar, disa ditë më pas, ndaj Iranit, nuk ka dashur të komentojë zërat për interesimin e disa skuadrave turke të Stambollit, pasi ndodhet momentalisht me pushime. Natyrisht, te Greuther Furthi do të ishte i lumtur, por skuadra gjermane, më ngjitjen në Bundesligë, do të fuqizohet edhe më shumë dhe për t’u fuqizuar ka nevojë për para. Sipas burimeve, bëhet fjalë se kartoni i mbrojtësit shqiptar nuk vlen më pak se 1 mln euro, ndaj dhe deri tani s’ka pasur asnjë kontakt zyrtar, por vetëm disa sondazhe të bëra nga skuadrat turke që e duan.