“Nëse na thonë se për të mirën e futbollit kombëtarja nuk duhet të shkojë në Evropian, për ne nuk do të ishte problem”. Ky është reagimi i ashpër i trajnerit të përfaqësueses italiane, Çezare Prandeli, një ditë pas publikimit të lajmit se edhe kapiteni i përfaqësueses, Xhixhi Bufon, është nën hetim pasi dyshohet se ka vënë baste në ndeshje futbolli.
“Unë personalisht jam kundër kryqëzatave. Ka gjëra të cilat i vlerësoj si më të rëndësishme. Nuk më pëlqejnë kryqëzatat, më pëlqejnë përballjet dhe jo zgjedhja e një pozicioni pa menduar për pasojat. Do të doja të flisja vetëm për futboll, por kjo që po ndodh na imponon diçka ndryshe”.
“Përsa i përket lojtarëve, vazhdojmë të themi se ata që janë të përfshirë nuk do të marrin pjesë në Evropian. Pastaj po deshët të krijojmë kryqëzata, le t’i bëjmë”.
“Gjendja shpirtërore e Bufon? Ai është një person mjaft i fortë, ka një personalitet të madh. Por pavarësisht kësaj, edhe te një person si ai mund të peshojë një moment i vështirë si ky”, ishte reagimi i trajnerit të Italisë.
Ndërkohë, kundër tij dhe Federatës Italiane ka ardhur një akuzë e ashpër e Domeniko Krishitos, i cili ka akuzuar direkt drejtuesit se e kanë përjashtuar pa motiv nga Evropiani.
“Nuk dua të dal si fajtor pa qenë, Federata duhej të lexonte mirë urdhëresën pasi nuk jam i dyshuar, jam thjesht dëshmitar. Bonuçi, që është në të njëjtën situatë, merr pjesë në Evropian ndërsa unë jo”, ishte deklarata e futbollistit./lajmeshqip
UNE JAM ME HOLLANDEN POR PA KETA BRESHKAXHINJTE DO E SHIHJA ME ME PAK KENAQESI FUTBOLLIN.
MESOJE -AK-PA ITALIANET DHE GJERMANET ASNJE KOMPETICION BOTEROR NUK SHIKOHET.AZURRET DERI ME TANI TE GJITHA SFIDAT EUROPIANE DHE BOTERORE I KANE MARRE ME GJAK DHE ME DJERSE ,SI ASKUSH TJETER NE BOTE . MUND T’U JAP DHE FAKTE POR NUK KAM KOHE .N.Q.S.JENI TE ZOTE M’E VERTETONI TE KUNDERTEN VETEM ME NJE RAST NE SE MUNDENI. MOS U MUNDONI KOT.KURRE NUK DO DHENI AS DHE NJE RAST. KESHTU NDODHI DHE NE 2006 ME JUVENTUSIN DHE JUVENTUSI E SHPALLI ITALINE KAMPIONE BOTE.DONI ME !!!!!