Bajern, klubi me më shumë lojtarë në Euro 2012

31 Maj 2012, 18:10Sport TEMA

Bajern Mynih mund të ketë humbur Ligën e Kampioneve, por të paktën mund të mburret me faktin se është klubi më i përfaqësuar në Kampionat Evropian të futbollit.

Pas publikimit të listave përfundimtare të kombëtareve që marrin pjesë në aktivitetin që zhvillohet javën e ardhshme, është mësuar se ekipi bavarez ka 13 lojtarë që do të jenë protagonistë në Euro 2012, më shumë se çdo klub tjetër.

Në kombëtaren gjermane të futbollit janë 8 futbollistë, shumë prej të cilëve titullarë duke filluar nga portieri Nojer, për të vazhduar me Badshtuber, Boateng, Lahm, Kros, Myler, Shvajnshtajger dhe Gomez.

Këtyre i shtohen dy lojtarët që do të aktivizohen me Kroacinë, Olic e Prajiç, pa harruar këtu holandezin Roben, francezin Riberi e ukrainasin Timoshçuk.

Në vendin e dytë të kësaj renditje gjendet Real Madrid me 11 futbollistë të shpërndarë në kombëtare të ndryshme, i ndjekur nga Dinamo Kiev me 10 futbollistë, ndonëse kjo e fundit ka 9 nga këto futbollistë me përfaqësuesen e Ukrainës.

Nuri i lojtarëve sipas klubeve dhe kombëtareve

13        Bajern Mynih (8 Gjermani, 2 Kroaci, 1 Francë, Holandë, Ukrainë)

11        Real Madrid (5 Spanjë, 3 Portugali, 2 Gjermani, 1 Francë)

10        Dinamo Kiev (9 Ukrainë, 1 Kroaci)

9          Çelsi (4 Angli, 2 Spanjë, 1 Çeki, Francë, Portugali)

8          Borusia Dortmund (4 Gjermani, 3 Poloni, 1 Kroaci)

8          Barcelona (7 Spanjë, 1 Holandë)

8          Mançester Siti (3 Angli, 2 Francë, 1 Spanjë, Itali, Holandë)

8          Shakhtar Donetsk (5 Ukrainë, 2 Kroaci, 1 Çeki)

8          Zenit Shën Petersburg (7 Rusi, 1 Portugali)

7          Arsenal (2 Angli, 1 Çeki, Francë, Gjermani, Holandë, Poloni)

7          CSKA Moskë (5 Rusi, 1 Çeki, Suedi)

7          Juventus (7 Itali)

7          Liverpul (4 Angli, 1 Danimarkë, Spanjë, Holandë)

7          Mançester Junajtid (4 Angli, 1 Danimarkë, Francë, Portugali)

8 komente në “Bajern, klubi me më shumë lojtarë në Euro 2012”

  1. Tironci Lugano says:

    E kujt i…..

    1. Tironsi "ZZ" says:

      Ty te plasi o tironc Lugano, perderisa krruhesh ?

      1. Tironci Lugano says:

        Tironsi ZZ
        Kot fare kjo.Kto i krujtem mire nja 10 dit me pare njashtu si perhere.
        shnet

        1. Tironsi "ZZ" says:

          I duruari i fituari! Kemi Euro 2012 perpara e do shohim (nese nuk ka pazare ? )

          1. Tironci Lugano says:

            Mos vashdo ta prishesh”nese ska pazare”.Ne keto lloj nivelesh ska gjera te tilla.

            1. Tironsi "ZZ" says:

              Si Greqia kampione Europe p.sh. ?

              1. Tironci Lugano says:

                Fatkeqesisht paten fatin ne krahun e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje