Abramovich, gati të paguajë 250 milionë euro për Leo Mesin

31 Maj 2012, 17:39Sport TEMA

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, është i gatshëm ta blejë superyllin e Barcelonës, Lionel Messi, nëse Pep Guardiola do ta kërkonte atë.

El Confidencial shkruan se Abramovich dëshiron ta sjellë Pep Guardiolën te Chelsea dhe është i gatshëm ta presë ish-trajnerin e Barcelonës të bëjë një pushim njëvjeçar.

Edhe mundësia e blerjes së Messi është diskutuar te Blutë dhe raportohet se miliarderi rus nuk do t’i thotë jo nëse Guardiola kërkon të nënshkruajë me argjentinasin, shkruan Telegraf.

Klauzola blerëse e Messit kap vlerën 250 milionë eurove, shumë që është e arritshme nga Abramovich, nëse lojtari shprehet i gatshëm të largohet nga Nou Camp.

6 komente në “Abramovich, gati të paguajë 250 milionë euro për Leo Mesin”

  1. Ben Chicago says:

    edhe luli mori 250 000 000 euro ne rugen e kuksit
    sa mund ti kete dhene doktorit te bllokut?

    1. keshilltari futbollistik says:

      Si i ka fituar, ashtu do i humbase parate. Le ta marre e te shikojme si do shkojne; pershembull nje shembull: F. Torres, deshtim total!

      Merr me mire kete o Abramovic! Lojtaret e tjere te Celsit do ta dine per nder : p

  2. antonio says:

    Ne ekipin e CELSIT as Guardiola e as MESSI nuk mund te japin as gjysmen e asaj,qe dhane tek Barcelona!!!
    Guardiola mund te shkoje tek CELSI,ndersa MESSI po shkoi,do te jete nje DESHTIM TOTAL!
    LOJA E MESSIT NUK KA QENE E SHKEPUTUR NGA VIRTUOZET E TJERE TE BARCELONES,qe tek CELSI MUNGOJNE!!!
    Edhe Abramovici do te pendohet,po harxhoi kaq pare per te sjelle MESSIN NE LONDER,se do ZHGENJEJE VETEN,MESIN,GUARDIOLEN DHE TIFOZET!!!
    NDRYSHIMI MIDIS BARCELONES DHE CELSIT ESHTE I MADH: BARCELONA ESHTE NJE “ORKESTER” FAMOZE,E DENJE PER TE DHENE SHFAQJE NE VJENE,DITEN E VITIT TE RI,NDERSA CELSI ESHTE KRIJUAR ME CA AHENGXHINJ DASMASH!!!

  3. mos... says:

    mos e coni Mesin ne Angli se do dale qe andej me paterica

  4. england says:

    Mosi ti mendon se po te luash futboll nuk mund te ndodhe qe te dalesh dhe me barrela?futbolli eshte sporti i top-kembes,sport burreror,dhe jo salle ku mund ti biesh violines,apo pianos!
    Dhe nese ka kampionat qe respektohen rregullat,dhe ndeshkohen lojtaret per nderhyrje te renda eshte pikerisht Premier League
    Duhet ta ndjekesh futbollin qe me pas mund te besh dhe komente korrekte
    nese Maradona patrioti Mesit,iku nga kampionati Spanjoll ne drejtim te Italise arsyeja qe pikerisht se ja mbanin shkelmin te ftyra gjithe kohen,prandaj mundohu te jesh me i vertete ne ato qe komenton…

  5. Guxhua says:

    England ti kuptohesh qe je tifoz vetem i futbollit anglez. Ato qe shkruan qendrojne. Por kampionati anglez ndryshon nga ai spanjoll. Ne Angli luhet futboll i forte dhe gjyqtaret tolerojne me shume. Kurse ne Spanje luhet futboll teknik dhe i vetmi ekip qe luan fort dhe ashper eshte Reali .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje