PSG po bën përpjekje që të sjellë në radhët e veta sulmuesin e Manchester United, Wayne Rooney.
Siç raporton “Sport” pronarët e PSG-së kanë vënë mënjanë 150 milionë euro për të mbuluar shumën e transferimit dhe pagës për Rooneyn, kur tregu veror i blerjeve të lojtarëve hapet gjatë kësaj jave.
Shefat e PSG-së kanë hedhur gjithçka për nënshkrimin e Rooney, pasi nuk kanë mundur të sigurojnë nënshkrimin e yllit të Barcelonës, Lionel Messi.
Ata e ndjejnë se kanë nevojë për një lojtar të rangut të Messit apo Rooneyt, në mënyrë që të bindin yjet e tjera për të lëvizur në drejtim të Parisit në sezonet e ardhshme./KD
super lojtar eshte,,,,por dhe per ket shume,sma ha menja
ka nje tufe sulmuesish qe jane me te mire se ky. Po te tjeret sa do e kene cmimin? Ronaldo, Messi, Ibrahimoviq, Riberi, Roben, Gomes,… nga 250 milione ?!!!
Roonie nuk e ka thene akoma fjalen e tij me kombetaren, aty ka te tjere me te mire se ai!Ky eshte boom shtypi, prag europiani!
Ju tifozet gjithmone flismi brockulla. Ibra, Riberi e aq me teper Roben e Gomesh jane me posht se Roonie.Dhe sipas teje edhe Mesi nuk eshte gje se Argjentina deri tani s ka fituar ndonje Boteror apo Kupe te Amerikes. Keshtu ? Ajde tifoz ajde!
Kampionati francez eshte i dores 3. Kush do te luaje ne France pervec pensionistave ? Me stadjume 20 mije vendeshe do paguaj yjet ky arabi qe ka blere PSG ? Do ta kuptoje dhimbjen mbas pak kohesh
Enzo,ne 2016 kampionati Europian do zhvillohet ne France… Edhe stadiumet po rindertohen. Me investimet e SHEIK-ve rritet edhe ekonomia Frances,kshuqe si mbetet gje tjeter te investoj ne Futboll,François Hollande.
O Runi, I ke pare si do behen taksat per rrogat mbi 1 miljon E ne vit, ne Francen e F Hallandit?. Po mentalitetin francez e njef mire persa i perket futbollit ? E ke te sigurte qe sheiket do fitojne lek me futbollin ne france. Te gjithe lojtaret e mire ka 20-vjet qe formohen ne france dhe shiten ne vendet qe kane investuar ne futbollin si industri. Franca eshte dhe do jete nje shkolle formacioni dhe rekrutimi te futbollistave me potencial per nje kariere profesionale jashte frances duke i siguruar klubeve formuese te ardhura financiare. Kjo eshte strategjia qe Franca ka zgjedhur sepse ky eshte realiteti dhe kultura franceze ne lidhje me futbollin. Persa i perket stadiumeve te medhenj nuk ndertohen sepse ato nuk mbushen, pervec disa qytete te medha qe mbushen vetem per disa ndeshje. Te jap shembullin e Stadiumit St de France, nuk perdoret sepse PSG nuk e siguron dot mbushjen e tij.
enzo,
Stade de France eshte stadium qe eshte ndertuar vetem per ndeshjet e kometares, per koncerte, dhe jo per PSG. PSG e ka historine ne Parc des Prines.
Sheiket nga Qatar investojne para jo per te fituar para ne nje kohe afatshkurter, po per imazhin e Qatarit.
Evropa ka 50 kampionate, kampionati francez eshte ne vendin e katert per sa i perket atraktivitetit, dhe i pari ne Evrope nese do te aplikohet Fair play.
Nese do te aplikoheshin te njetat rregulla ekonomike si per ndermarjet normale, klube si Barcelona, Real i Madritit, Valencia, Manchester City, Unated…..sot duhet te kishin falimentuar pasi borxhet qe kane ja kalojne borxheve te Greqise.
Argita_B,
Stade de France ka ngelur per aktivitete nderkombetare dhe kulturore sepse PSG nuk mund ta siguroje mbushjen e tij me ndeshjet e kampjonatit Francez. Persa i perket Park des Princes do rinovohet per te rritur kapacitetin. Persa i perket atraktivitetit raporti eshte i qendrushem sepse Franca ka investuar tek formacioni dhe kjo i jep nje baze financiare klubeve qe jane kthyer ne agjenci rekrutimi per klubet e medhej ne Angli, Spanje, Itali, Gjermani.
Per sa i perket Fair play mendoj si ju.
Po shum e qart.
E kuptoj qe Francezve nuk ju intereson shum futbolli kjo mbase ka ndiku per keq ne zhvillimin e futbollit atje.
PSG esht skuader ne ndertim edhe mbetet per tu par sa tifoza do terheqi.
Stadiumet do rikontruktohen per Euro 2016.
E para Runi dhe gjith kombtarja engleze nuk vlejn aq,e dyta Mesi ndoshta vetem per aktivitetet ne klube.Le te dale ne fillim golashenues ne kampionat …..pastaj nisin diskutimet.