Rafael Van Der Vart dhe Zlatan Ibrahimoviç kanë një sfidë shumëvjeçare ndaj njëri-tjetrit dhe nuk humbin mundësinë që ta tregojnë këtë armiqësi të lindur që në kohët kur të dy luanin në radhët e Ajaksit. Në një emision televiziv holandez, Van Der Vart është munduar të tregojë se sa i mirë është në golf, ndërsa është”ndihmuar” nga prezantuesi i cili ka ngjitur para tij një foto të suedezit.
Gjuajtja e menjëhershme e holandezit ka qenë e saktë, pasi ai ka goditur foton e Ibrahimoviç duke e hedhur atë në tokë. Tani pritet reagimi i Ibrahimoviç, i cili gjithmonë i është përgjigjur provokimeve të mesfushorit, me të cilin në kohën kur luanin te Ajaks ka shkëmbyer grushte gjatë stërvitjeve.
bravo vano