Andri Shevçenko mendon se tifozët nuk kanë arsye pse të bojkotojnë Euro 2012 për frikën e racizmit, duke përgënjeshtruar atë që ishte shfaqur në një dokumentar të BBC ku shfaqeshin grupet ekstremiste të tifozerisë polake dhe ukrainase.
Gjatë këtij emisioni, ish-futbollisti i përfaqësueses angleze, Sol Kampbell, deklaroi se këtyre vendeve nuk u duhej dhënë e drejta të organizonin turneun, pas tifozët rrezikonin seriozisht jetën e tyre në këto vende. Por Shevçenko ka dalë në mbrojtje të Ukrainës duke e cilësuar racizmin një fenomen inekzistent.
“Këtu nuk kemi probleme me racizmin. Vendi është i qetë dhe njerëzit janë miqësorë. Unë e di që vendi ynë bëri maksimumin për ta organizuar sa më mirë këtë turne. Unë e di se sa punë është bërë: në aeroporte, rrugë apo stadiume gjatë 5 viteve të fundit. Ne nuk kemi dëgjuar asnjëherë për probleme me racizmin”, tha Shevçenko.
Ish-futbollisti i Arsenalit, Oleg Luzhni, i cili ka luajtur 52 ndeshje me fanellën e përfaqësueses ukrainase, mbështeti deklaratat e kapitenit të Ukrainës.
“Jo, jo, jo, nuk kam dëgjuar asnjëherë për probleme racizmi në vendin tonë. Ne kemi lojtarë nigerianë në kampionat… dhe nuk kam dëgjuar asnjëherë për racizëm”, tha ai.
Por dokumentari i BBC ka shkaktuar shqetësim ndërkombëtar, sidomos për faktin se tifozët shfaqeshin duke nderuar si nazistë dhe duke lesuar thirrje anti-semitike. “Unë kam besim te tifozët, por do të shohim se si do të vijojë situata. Në çdo turne ka probleme, gjithmonë”, ishte komenti i presidentit të UEFA- s, Mishel Platini, i cili ka pranuar se nuk e priste një situatë kaq problematike pak ditë para fillimit të turneut. /lajmeshqip
Shume evenimente sportive sot po behen fasade normaliteti te regjimeve te qelbura si ne Ukrainie Azerbaxhan Bahrein.