Saki: Barça e Guardiolës bëri revolucion, do kujtohet gjithmonë

30 Maj 2012, 10:51Sport TEMA

Ish-trajneri i Milanit dhe përfaqësueses italiane, Arrigo Saki, beson se kujtimi i Barcelonës së Pep Guardiolës do të zgjatë për shumë dekada.

“Për të gjithë ata që duan futbollin e bukur, është diçka e keqe që ai largohet nga Barcelona. Ai evoluoi futbollin dhe e ktheu përsëri në majat më të larta. Unë do të dëshiroja ta përgëzoja për 14 trofe të fituara në 4 vite”, tha Saki për “Esports Cope”.

Trajneri 41 vjeçar mendohet se do të qëndrojë larg futbollit për 1 vit, pasi ka kaluar një periudhë të ngjeshur katërvjeçare ku udhëhoqi katalanasit drejt 14 trofeve.

“Jam i sigurt se të gjithë do ta kujtojnë këtë Barcelonë edhe pas 20 vitesh, pasi kjo skuadër revolucionarizoi futbollin”.

Sipas Sakit, edhe Zhoze Murinjo meriton vlerësime maksimale, por ai mbetet nj trajner krejtësisht i ndryshëm nga Guardiola.

“Ai është një person shumë i veçantë, po unë mendoj se Pep dhe Murinjo janë dy persona dhe trajnerë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Murinjon duhet ta studiosh në tërësinë e tij. Skuadrat e tij luajnë futboll të mirë. Por është e vështirë të kesh dy Pikaso në të njëjtën periudhë”, u shpreh Saki duke lënë të kuptohet se për momentin ai preferon Guardiolën.

1 komente në “Saki: Barça e Guardiolës bëri revolucion, do kujtohet gjithmonë”

  1. Rrapi i celos says:

    “Eshte e veshtire te kesh 2 PIKASO NE TE NJEJTEN PERIUDHE” .Nuk ka me vend per koment. Mjafton te flas SAKI dhe CRUIF dhe gjithe bota e futbollit duhet te hesht.REVOLUCIONIN E PARE E BERI CRUIF dhe STEFAN KOVAC me AJAXIN e MADH NE VITET ’70 ,me pas deri diku SAKI me MILANIN ne vitet ’90 dhe se fundi GUARDIOLA me BARCELONEN dhe MESS-I-AN. BARCELONA e ktheu futbollin NE ART dhe SHKENCE . Nuk ka asnje vend per EKUIVOK dhe HAMENDESIME sepse do te ishin PA VLERE ,pamvartesisht se kush i ben apo KOMENTON .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje