Hamdi Salihi ka rifituar vendin e tij në formacionin titullar të DC Junajtid dhe po ndihmon këtë skuadër të kthehet në një protagoniste falë golave të tij.
Sulmuesi shkodran ka shënuar edhe në suksesin 2-1 të ekipit të tij në Kupën U. S. Open, goli i 5-të në 7 ndeshjet e fundit të skuadrës, duke treguar se është në një formë të shkëlqyer.
Ndonëse ai i ka dhënë avantazhin ekipit të tij në minutën e 24-t pas një aksioni spektakolar ku ka kaluar edhe portierin, DC Junajtid është dashur të shkojë në kohën shtesë të takimit pasi kundërshtarët e Riçmond kanë barazuar falë një 11-metërshi. Vetëm një gol në kohën shtesë i Saragoza i ka dhënë mundësinë skuadrës së Salihit që të kalojë në turin tjetër ku do të përballet me Filadelfian.
Epo eshte Salihi Ai qe luan me kembve dhe jo Sali Shpellari qe han gjithe diten me goje dhe po me goje vjell gjithe pasditen e gjithe naten.
ku luajn keshtu keta ne stadiumin e Vlores.