Shpresa më e madhe e Kosovës për medalje në Lojërat Olimpike “Londra 2012”, ish-kampionia botërore e të rinjve, Majlinda Kelmendi, do të bëjë tentimin e fundit për t’iu lejuar paraqitja në Olimpiadë si sportiste e pavarur. Kelmendi dëshiron të garojë nën flamurin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), shumë më tepër sesa të detyrohet të prezantojë Shqipërinë.
Komiteti Ekzekutiv i IOC-së, gjatë javës së shkuar me mbledhjen e mbajtur në Quebec të Kanadasë refuzoi kërkesën e Kelmendit për të garuar si e pavarur në Olimpiadë, me gjithë letrën personale që i kishte shkruar presidentit Jacques Rogge, si dëshmi nga dora e parë për rastin specifik të saj. Tani Kelmendi sërish ka ndërmend t’i shkruajë një letër kreut të IOC-së, Rogge, që edhe njëherë ta shqyrtojë kërkesën e saj dhe t’i mundësojë përfaqësimin në Olimpiadë nën flamurin olimpik.
“Unë besoj se duke zgjedhur të garoj nën kombësinë time të dytë, atë shqiptare, thjesht për arsye politike, nuk do të ishte në përputhje me shpirtin e Lojërave Olimpike”, shkruan ajo në letrën që i është drejtuar presidentit të KON, Zhak Rozhe.
“Unë kam një pasaportë shqiptare thjesht për arsye logjistike dhe megjithëse kam marrë pjesë në disa aktivitete xhudoje për Shqipërinë dhe kam marrë Bursën Olimpike nëpërmjet Federatës Shqiptare të Xhudos, kjo përfaqëson minoritetin e rasteve, të cilat ndodhën vetëm sepse nuk ka qenë gjithmonë e mundur për të garuar për Kosovën apo si një alete E Pavarur/Individuale”.
“Unë e theksoj se shumica e Pikëve Olimpike janë mbledhur ndërsa kam garuar si një atlete E Pavarur/Individuale nën flamurin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos. Për më tepër, Federata Kosovare e Xhudos është bërë kohë e fundit një anëtare me të drejta të plota e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos dhe pres me padurim të garoj për Kosovën në aktivitetet e ardhshme ndërkombëtare të familjes tonë botërore të xhudos”, shprehet Kelmendi.
Kelmendi nuk është në gjendje të përfaqësojë shtetin e Kosovës në LO “Londra 2012” pasi Komiteti Olimpik i Kosovës nuk është anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), ndonëse Federata e Xhudos e Kosovës është anëtare me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Xhudos./KD
po kjo pse perfaqeson Shqiperine, apo pordhe e madhe suurati i saj.
Moooooooooooooooooooooooos majlinda! kem hup rastin me takue bacen Sali si Rona!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/gollum-berisha.html
i bej thirrje komitetit olimpik kombetar shqiptar qe mos ta pranoje kete idioten qe te garoje per shqiperine.keto pa u njohur si shtet dhe bejne pordhe po ne cfare duhet te bejme qe jemi 100 vjet shtet
neqoftese sdo flamurin tone ska problem do te dali me flamurin olipik ok vetem mos na cani buthen
kosovaret te perfaqsojne kosoven
shqiptaret shqiperine
Po ti Ben cfare ndihesh se je?? Se une personalisht di qe je vetem shume poshte nivelit intelektual mesatar te cdo komentuesi…ke shume mllef dhe zemerim brenda teje,ndoshta i keqtrajtuar nga prinderit dhe te afermit ne femijeri ose i dhunuar sexualisht nga ndonje Afro Amerikan atje ne Chikago…Uroj qe te lexoj nje here te vetme nje koment normal,serioz dhe pozitiv prej teje. Kur them kete ,besoj se shume te tjere do te thone se kam shume te drejte. Reflekto dhe pasqyro ndoshta dicka pozitive tenden,sepse padyshim qe mund te kesh dhe te tilla.
gjysma e te keqes po te dali me flamuri e kosoves ajo del me flamurin olipik ketu flit me cfare flamuri do dali. qe eshte perfaqesuese e kosoves kete e dine te gjithe
për mua kjo vajzë bën shumë mirë që e ngrë zërin për pranimin e kosovës në “Komitetin Olimpik Ndërkombëtar”!revolta e saj për të sakrifikuar karrierën private,është më e madhe sesa përfaqësimi nën një flamur tjetër qoftë dhe ky yni!për mendimin tim kjo vajzë po u thot politikanëve tanë dritëshkurtër se po bëjnë jashtëzakonisht shumë pak për njohejen e kosovës!qoftë dhe në sport!
garimi i saj qoftë nën flamurin e olimpiadës si e pavarur,është më efikas se garimi nën flamurin shqiptar!garimi nën flamurin olimpik,lë të hapur problemin e kosovës!bile e hap më shumë!garimi nën flamurin shqiptar e mbyll problemin!e zhduk nga lista!
shkëlqyeshëm Majlinda Kelmendi!!!
Cila eshte sakrifica e saj!! Ajo thote se ka nje pashaporte shqiptare, qe ka mare bursen olimpike nepermjet federates shqiptare de xhudos, pra kjo eshte dikush qe vetem mer, dhe nuk jep.
Si mund te kerkosh nenshtetesine shqiptare e te pajisesh me pashaporte e cila te krijon lehtesira, dhe kur vjen puna qe ti kthesh sado pak atij vendi qe te krijon lehtesira, refuzon!
Eshte hera e pare qe degjoj per kete sportiste, po per mua ajo eshte zero.
Kur flet qe ajo mund te zgjedhe per kombesine e dyte, Shqiperine, me duket injorante, pasi ka vetem nje kombe shqiptar qe perbehet nga disa shhtete te ndryshme.
Thjesht po perpiqet te bej dicka per njohjen e Kosoves.Jam e bindur qe nuk po mohon gjakun e saj shqiptar.Nese Kosova njihet ne nje fushe pastaj ne nje tjeter,dalengadale vjen njohja perfundimtare.Dhe Majlinda kete po ben.
Tani qenka kujtuar kjo vajze te mos perfaqesoje shqiperine , ne shkrim thuhet qe e ka marre bursen olimpike nepermjet federates shqiptare gjithashtu qe ka perfaqesuar shqiperine ne evenimente , pra kur kjo vajze na qenka kaq patriote dhe e dashka kaq shume Kosoven atehere si ka pranuar ne fillim te garoje per shqiperine ??!! Une jam shume dakort qe te gjithe duhet te ngrejne zerin qe sportistet kosovare te pranohen te garojne nen flamurin e tyre , por jo keshtu si e ka bere kjo vajza..!!
Federata duhet ta perjashtoje kete , eshte e pa pranueshme kjo sjellje.
Ik ore dreq me gjithe federaten tone –Federata jone i merr parate kot, se nuk ka asnje sportist cilesor –Ata jane te gjithe sprotista rembythje
Ndersa Majlinda eshte kampione bote dhe si ajo, ti nuk ke per te pasur kurre
Na shisni pordhe ju lopcaret e Temes –Boll ore !
Majlinda eshte sprtiste super klas qe ti nuk e ke pare as ne enderr
Po zotrote kur nuk don te garosh per Shqiperin pse te ha kurrizi
qe merr pasaporte Shqipetare apo qe te levizesh me kollaj.
po bursa te pelqeu nen petkun e federates Shqiptare.
ik mi mbushu andej. po kujdes se pordha modhe gris breket e reja.
Perpjekjet e vazhdueshme te Majlindes per t’a perfaqesuar Kosoven ne Olimpiade duhen medoemos te pershendeten dhe te vleresohen, mirepo arsyetimi per te mos perfaqesuar Shqiperine me duket teper provokativ per shqiptaret (ne te dyja anet e kufirit) dhe distancimi nga Shqiperia deri ne Absurdistan (… per arsye logjisike…) eshte, gjithmone nese ky eshte me te vertete teksti i letres, fyes. Por, kjo nuk eshte e para dhe fatkeqsisht jo e fundit, qe refuzon Shqiperine dhe vetem atehere kur nuk gjen rruge tjeter kthehet dhe ben “patrioten”.
1.) KOSH-i duhet t’i thote qarte nje JO asaj, per perfaqesimin e Shqiperise
2.) Presidenti duhet t’i heqe shtetesine shqiptare
Dhe, Majlinda per arsye logjistike mund t’a marre pasaporten e ndonje vendi tjeter
ju vjen mire ku marin pashaportat shqiptare na vine e na mbojne lomsh edhe ne votime na caktojne kush eshte patriot e kush jo fusin hundet kudo ata ‘kujdesen’ me shume per ne se per kosoven se na paska mare mend enveri e te gjitha keto i mbejne ne emer te patriotizmit.shume bukur le te kujdesen kosoven normale te na lene rehat neve se kujdesemi vet shqiperine se shume problema po na sjellin