Lëv: Dështimi nuk është opsion për Gjermaninë

1 Qershor 2012, 12:06Sport TEMA

Trajneri i Përfaqësueses së Gjermanisë, Joakim Lëv, ka thënë se dështimi në Evropianin e kësaj vere nuk është opsion për lojtarët e tij. Lëv thotë se Gjermania me çdo kusht do të kërkojë titullin e Evropës në Poloni e Ukrainë, mirëpo ka vlerësuar se do të ketë konkurrencë të madhe nga skuadrat, si Holanda, Portugalia e Spanja.

“Unë kam pasur shumë kohë për të menduar për të gjithë skenarët e mundshëm. Por, tani jam duke u përqendruar vetëm për ndeshjen e parë kundër Portugalisë. Unë nuk po mendoj për mundësinë e dështimit. Skuadra ka bërë shumë progres, mirëpo kjo nuk të garanton titullin. Disa detaje të vogla do të jenë vendimtare këtë verë”, ka thënë Lëv, shkruan revista gjermane “Kicker”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje