Geri Kahill mendon se Anglia duhet të bëjë çfarë është e nevojshme për të arritur objektivat, edhe nëse kjo do të thotë se “tre luanët” do të duhet të “parkojnë autobusin” para portës së tyre, ashtu siç ka bërë Çelsi për të fituar Ligën e Kampioneve.
Mbrojtësi i londinezëve është gati për sfidën e radhës, i ndërgjegjshëm se rezultatet janë ato që kanë më tepër rëndësi në futbollin e sotëm.
“Fitorja është në kreun e listës së objektivave të çdokujt sa herë që merret pjesë në turne të tillë. Njerëzit mundohen të arrijnë maksimumin e mundshëm dhe kjo do të thotë të shkosh në finale. Mua nuk më shqetëson nëse shkojmë duke luajtur futboll fantastik apo duke luajtur në mbrojtje me shpinë pas muri, për sa kohë që e arrijmë objektivin tonë”, deklaroi mbrojtësi i përfaqësueses angleze.
“Shikoni suksesin e Çelsit ndaj Barçës, nuk ishte futboll i bukur por ne arritëm të merrnim rezultatin dhe kjo ishte gjëja kryesore. Por nëse do të arrijmë të luajmë futboll të bukur me kombëtaren, kjo do të jetë diçka e shkëlqyer për të gjithë”.
“Kemi besim te skuadra dhe lojtarët që janë në përbërjen e saj. Kemi futbollistë që luajnë çdo javë futboll të shkëlqyer me skuadrat e tyre në kampionatin anglez. Do të provojmë të bëjmë maksimumin dhe jam sigurt që mund t’ia dalim mbanë”, deklaroi futbollisti që pritet të formojë dyshen e qendrës së mbrojtjes përkrah shokut të skuadrës, Xhon Terri./lajmeshqip
Ju a futi virusin Morinjo po e dhini futbollin