Xhordan Henderson
Anglia ka marrë një tjetër lajm të hidhur, pasi pas Garet Berit të Mançester Sitit, do të duhet të bëjë edhe pa mesfushorin e Çelsit, Frenk Lampard. Dëmtimi i këtij të fundit në stërvitje ka rezultuar fatal dhe tashmë ai do të mungojë në Euro 2012.
Trajneri Rei Hoxhson ka vendosur që ta zëvendësojë atë me mesfushorin e Liverpulit,Henderson. Ky i fundit ka qenë në balotazh me Kerik të Mançester Junaited, porn ë fund Hoxhson ka zgjedhur pikërishtHenderson.