Lojtarët e kombëtares së Spanjës janë ndaluar nga drejtuesit e kësaj përfaqësueseje të përdorin rrjetet sociale gjatë kohëzgjatjes së Kampionatit Evropian.
Mesfushori i Barcelonës, Çesk Fabregas, shkroi në faqen e tij në Twitter se duke filluar nga premtja “nuk lejohemi më të përdorim rrjetet sociale”.
Edhe Xherard Pike u ka thënë tifozëve se nuk do të jetë në gjendje të kontaktojë me ta në turneun që zhvillohet këtë muaj. Ndërsa Viktos Valdez ka lënë një koment shumë interesant: “Shpresoj që mesazhi i radhës që do të shkruaj, të vijë me Spanjën si kampione”.
Vendimi ka shkaktuar irritim mes tifozëve të shumtë, të cilët shpesh komunikonin drejtpërdrejt me idhujt e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale.