E ardhmja e Milanit quhet Zlatan Ibrahimoviç dhe për këtë arsye, kuqezinjtë po mendojnë ta “vlerësojnë” lojtarin me fanellën me numrin 10. Këtë e ka treguar vetë administratori i përgjithshëm i Milanit, Adriano Galiani, i cili ia ka premtuar këtë bluzë futbollistit, gjithmonë nëse Sedorf vendos të largohet përfundimisht nga kjo skuadër.
“Nëse Klarens nuk do ta veshë më, fanella me numrin 10 do i përkasë Ibras. Ma kishte kërkuar edhe në Barcelonë kur firmosi kontratën, por në atë periudhë ishte e zënë nga Sedorf që e ka mbajtur deri tani. Nuk kam çfarë them më shumë për Ibrahimoviç, për të flet ajo që ka fituar deri tani, është një fitues. Jam më i lumtur të kem në skuadër një që çmendet nëse nuk fiton, sesa njerëz për të cilët nuk përbën ndryshim nëse fitojnë apo humbin”.
“Berluskoni? Nuk kuptoj se si e kritikojnë me sforcot ekonomike që ka bërë në një moment të një krize kaq të rëndë të nivelit botëror. Duhet thjesht t’i jemi mirënjohës. Nëse do të ishim një klub i zgjuar, nuk do t’i kishim rezistuar deri tani ofertave të shumta për blerje që na kanë ardhur”.
“Fanella me numrin 9 mund të mbetet e Pipo Inzagit, me të cilin flas çdo ditë. Me Flamini jemi ulur në bisedime. Ai ka pranuar të ulë rrogën por ne kërkojmë që të zbresë në një shifër që na kënaq. Në këto momente, lojtarët duhet të na tregojnë që e dashurojnë fanellën e Milanit”, ka bërë të ditur administratori i kësaj skuadre, i cili ka lënë të nënkuptohet se klubi nuk do të bëjë më marrëzitë e sezoneve të kaluara ku edhe lojtarët e stolit përfitonin rroga shumë të larta.
Futbolli ben pjese ne ato pak aktivitete, ku rrogetaret, fitojne po aq para sa drejtuesit, apo me mire te themi, me teper se drejtuesit e tyre nga klubi. Berluskoni nuk ben sakrifica kur paguan per Milanin, pasi sakrificat i kane bere te tjeret qe Berluskoni te jete sot miliarder.
APGHTA EISAI MHA TYROPHTA(dhe asgje tjeter)
Balzac,cfare gjuhe eshte kjo,me keto hiring life nuk me duket frenge si emri qe mban.
E helenizova gjuhen frenga pak Duda!?