Edhe Kahill i jep lamtumirën Euro 2012!

3 Qershor 2012, 19:51Sport TEMA

Anglia po arrin të thyejë çdo rekord të fatkeqësive para një turneu, pasi u bë e ditur se Geri Kahill është lojtari i katërt i kësaj përfaqësueseje që do të braktisë radhët e kombëtares për shkak të një dëmtimi pak ditë para fillimit të Euro 2012.

Lojtari pësoi një frakturë të dyfishtë në nofull kur u përplas me porterin Xho Hart në pjesën e parë të ndeshjes miqësore Angli-Belgjikë të luajtur mbrëmë, pasi u shty nga futbollisti kundërshtar Mertens.

Por Roi Hodgson ka rihapur polemikat pasi ka vedosur të injorojë përsëri mbrojtësin me eksperiencë të Mançester Junajtid, Rio Ferdinand, ndërsa ka grumbulluar futbollistin e ri të Liverpulit, Martin Kelli. Ky i fundit debutoi në kombëtare vetëm javën e kaluar në ndeshjen kundër Norvegjisë, ndërsa ka luajtur shumë pak në këtë sezon edhe me klubin e tij. Ndërkohë, lojtari i Mançester Junajtid, i cili priste një ftesë nga trajneri i kombëtares, reagoi menjëherë me frazën “Çfarë arsyesh?????!!!!” të publikuar në adresën e tij në Twitter, duke shprehur hapur pakënaqësinë ndaj trajnerit të kombëtares.

Vetëm gjatë javës së fundit, Anglia ka humbur shërbimet e mesfushorëvet Garet Berri dhe Frenk Lampard, ndërsa tani listës i shtohet edhe Geri Kahill, pa harruar këtu dëmtimin që në ditën e dytë të stërvitjeve të portierit Xhon Rudi.

Lajmi i vetëm i mirë për Anglinë është së dëmtimi në kofshë i Xhon Territ nuk rezultoi serioz dhe futbollisti pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Francës, ku përkrah tij do të luajë tashmë Xholeon Leskot.

3 komente në “Edhe Kahill i jep lamtumirën Euro 2012!”

  1. Tironsi "ZZ" says:

    Ky ishte ai qe do vendoste autobuzin para porte :p
    Fatkeqsite jane fatkeqsi, por deklarata bombastike para kampionatit bejne vetem euforiket (ose budallenjte)

  2. Runi says:

    Me Lampard me Kahill… nuk bo shum diferenc Anglia,ska lojtar Anglia mo,i rroft Rooney edhe sheiket qe bojn merkato per kampionatin…

  3. Tironsi "ZZ" says:

    Ky eshte ai qe do vendoste autobuzin para portes se Anglise ? :p
    Gjynof per demtimin, por nuk bohen deklarata bombastike para Kampionateve te tilla.

    Si puna e nanos p.sh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje