Gjiganti anglez, Manchester United, ka bërë hapin e parë për transferimin e yllit të Dormundit, Shinji Kagawa.
Faqja zyrtare e klubit manutd.com ka bërë të ditur se United ka arritur marrëveshje me Dortmundin dhe me japonezin Shinji Kagawan.
Marrëveshjet për kryerjen e testeve mjekësore dhe marrjen e lejes së punës do të përfundojnë në fund të qershorit.
Kështu United përfundon telenovelën “Kagawa” duke bërë hapin e parë në merkato.