Përfaqësuesja e Serbisë do të jetë ekipi i fundit që do të luajë në stadiumin Rasunda, para se suedezët t’ia falin Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ishte planifikuar që stadiumi në Stokholm, i ndërtuar në vitin 1937, të mbyllej deri në fund të këtij viti, mirëpo edhe pas mbylljes ai “do të vazhdojë të frymojë në Prishtinë”.
“I gjithë stadiumi Rasunda do të jetë dhuratë për Federatën tonë. Është e vështirë të vlerësohet se sa kushton, por dhurata përmban 37.000 vende, ndriçimin që përmbush kushtet e FIFA-s, sistem të zërit, rrethim alumini, katër porta, 30 metra tunel për lojtarët, lozhën VIP, 12 arka, sallën e konferencave për shtyp dhe tetë zhveshtore”, ka thënë trajneri i përfaqësues së Kosovës Albert Bunjaku, citon Press.
Suedezët jo vetëm që do ta dhurojnë stadiumin, por do të financojnë edhe transferimin e materialeve nga Stokholmi në Prishtinë, kështu që shqetësimi i vetëm i Federatës së Kosovës do të jetë i nënshkrimi i faturave, shkruan Telegraf.
Stadiumi Rasunda ka qenë skenë e ndeshjeve të mëdha, si finalja e Kupës së Botës e vitit 1958, kur Brazili fitoi me rezultat 5-2 kundër Suedisë, ndërsa dy gola në këtë ndeshje për Selecaon i shënoi Pele, i cili ishte vetëm 17 vjeçar.
Të martën kombëtarja e Suedisë do të jetë presë Serbinë në një ndeshje miqësore pikërisht në këtë stadium.
Pa ofendime: Si i bie? Ta shurrojne serbet dhe ta gezojne kosovaret?
Kali i falur nuk shikohet nga dhembet sepse ne nuk jemi te zote te ndertojme vete stadiume.
KURIOZI nuk do e shurrojne serbet jo lale ska lidhje serbet ndeshje miqesore dhe e kane per nder qe po lozin ne suedi dhe pikerisht ne ate stadium,dhe dicka tjeter kosova ka 3 vjet shtet dhe po behet me nje stadium te kushteve e permasave europiane ndersa ne kemi 100 vjet shtet dhe akoma i kemi stadiumet me balte , akoma nuk kemi nje stadium te kapaciteteve europiane !!!!
mos pranoni plehra bre vellezer.Mos e ulni vehten deri aty sa te thoni se ne nuk dime te bejme asgje.Pse po i dhurokan suedezet ato mbeturina e nuk ndertojne per kosoven nje impiant te ri???Sepse ata nuk dine ku ti cojne barllokun e nje stadiumi njeqintvjecar dhe hopa u gjend.”Tia falim kosoves” mashtrime…
hic mos ta shembin..ekipi kosovar le te beje gjithe ndeshjet e tij ne kete stadium ne stckhoolm..me shume ka kosovare ne swedi qe mend te bejen tifozllik se sa ne Kosove
WOW!!! Qenka shume stadium i bukur –Hajde ta gezoni Stadiumin e ri !
Por kete stadium vendoseni jo ne stadiumin e existes qe keni , por ne nje vend tjeter
Keshtu qe ti behen Prishtines dy stadiume , dhe me kalimin e kohes , kur ekonomia juaj dhe e jona te regullohet i modernizoni te dy stadiumet akoma me mire
Por , ky stadiumi qenka shume i lezecem —
Kur te bejme ndeshjet e kombetares Shqiptare , do i bjem njehere ne Tirane dhe njehre ne Prishtine
Biles po te vendoset ky stadium tani shpejt –Ndeshjet e kombetares shqiptare
te behen tek ky stadium ne Prishtine, se ky eshte stadium modern, ndersa stadiumi i Tiranes eshte koti …eshte per te lozur une me shoket e mij loooool
Ore vellezer,me falni se nga trashesia nuk mund ta kuptoj se si ja fal suedia stadiumin Kosoves.A mos do ta cmontoje kete stadium e ta montoje ne Prishtine.Ju lutem ma spjegoni pak.
Po pikerisht ajo do te behet. Cmontimi dhe montimi i stadiumit ne Kosove. Nje lajm shume i mire ky.
Do të jetë kjo një dhurat e çmuar,por pse mu pas ndeshjes me Serbinë, e cila po ta dijë këtë fakt,do të përpiqet ta pëngojë me çdo kusht faljen e stadiumit.Serbia nuk ka asgjë më të rëndësishme se të mallkojë çdo herë Kosovën,thua se pak e ka bërë këtë gjatë shumë viteve, duke e shkatërruar atë në çdo pikëpamje.
po jav falka berrllogun qa i vyn kosoves ky berllog i suedis aj deri sa te qmontohet edhe shkatrrohet kur te vjen ne kosov duhet me nejt neper tenda dikun se nuk ka kosova ku ti qes ato ulse vetem se ne qoft hashimoviqi i merr i qon ne katundin e vet diun
Stadiumi Råsunda jo vetem qe eshte i bukur, por eshte ne nje gjendje te shkelqyer i mirembajtur. Ky stadium legjendar i klubit AIK te Stockholmit me 37000 vende eshte vertete nje dhurate e bukur per Kosoven. Personalisht do te gezohesha shume sikur te behej dhurate per 100 vjetorin e pavaresise ne qytetin e Vlores, megjithate ta gezoje Kosova!