Bota e sportit u godit me një lajm pikëllues. Ish-strategu i klubit të Sporting Gijon, Presiado Manuel, i cili të mërkurën u emërua si trajner i ri i Villarrealit, vdiq në të njëjtën ditë nga një atak në zemër.
Presiado pas kryerjes së të gjitha formaliteteve me klubin e ri, shkoi në dhomën e hotelit të tij në Valencia, ku pastaj pësoi një sulm fatal në zemër të mërkurën në mbrëmje.
Spanjolli 54-vjeçar duhej që ditën e premte (nesër) të prezantohej para publikut si trajner i ri i “Nëndetëses së Verdhë”.
Presiado si lojtar luajti për Racing Santander, Linares, Mallorcan, Alaves, Ourense dhe Gimnastic, dhe ditët më të mira si trajner i ka kaluar në ekipin e Gijonin, teksa këtë ekip në vitin e dytë arriti ta kthejë këtë në Primera Division.