Helmimi ushqimor godet edhe Anglinë

8 Qershor 2012, 11:24Sport TEMA

Eshli Kol është shqetësimi i radhës i Roi Hodgson para fillimit të Euro 2012, pasi ka shfaqur shenjat e helmimit ushqimor duke iu shtuar listës së gjatë të problemeve të përfaqësueses angleze.

Mbrojtësi i majtë ishte i vetmi futbollist që nuk mori pjesë në një darkë zyrtare me kryetarin e bashkisë së qytetit të Krakovës të enjten në darkë, ndonëse hoteli i ekipit është pak metra larg sallës ku u zhvillua evenimenti. Zyrtarët e Federatës Angleze thanë vetëm që lojtari kishte preferuar të pushonte në hotelin e skuadrës, por mediat angleze kanë zbuluar se futbollisti titullar kishte shqetësuar stafin mjekësor pasi kishte shfaqur probleme shëndetësore pas drekës së djeshme.

Problemet shëndetësore të Kol i shtohen listës së gjatë të mungesave të mundshme të “tre luanëve” për ndeshje e parë me Francën, ku atyre u duhet të jenë në formën më të mirë, pasi ai është rivali më i fortë në grup dhe një fitore do të siguronte 50% të kualifikimit.

Lajmi i mirë ka ardhur nga goja e dy lojtarëve që tashmë janë kthyer në thelbësorë për kombëtaren, mbrojtësi Xhon Terri dhe mesfushori Skot Parker. Të dy futbollistët kanë konfirmuar se nuk kanë më shqetësime dhe se do të jenë të gatshëm për këtë sfidë, ashtu si edhe Glen Xhonson.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje