Platini tallet me Francën: Pretendente… nëse nuk bën grevë

7 Qershor 2012, 18:56Sport TEMA

Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, ka cilësuar Francën si një pretendent të mundshëm për të fituar në Euro 2012, por është tallur me këtë përfaqësuese duke thënë se gjithçka do të varet nëse ata do të jenë në grevë apo jo.

Ish-kapiteni i Francës tha gjatë një konference për shtyp se skuadra që drejtohet tashmë nga Loran Blank ka arritur 21 rezultate pozitive radhazi dhe se faza e tyre sulmuese ishte e frikshme për të gjithë. “Mendoj se është një skuadër që njerëzit duhet të shohin me kureshtje, gjithmonë nëse ata ulen nga autobusi”, u shpreh Platini me humor.

Franca shpreson që të shuajë nga memoriet e të gjithëve skenat e turpshme të Botërorit 2010, kur lojtarët e kombëtares bënë grevë kundër trajnerit të atëhershëm, Raimond Domenek, duke refuzuar që të zbritnin nga autobusi para stërvitjes.

Një nga yjet e kësaj skuadre, Frank Riberi, e ka kuptuar se kombëtarja që nuk niset si favorite ka shanse reale për të ecur para në këtë turne, por më parë duhet menduar si të kalohet përfaqësuesja angleze.

“Fitoret tona na kanë bërë optimist para ndeshjes me Anglinë. Më në fund po filloj të shoh çfarë jam në gjendje të bëj me kombëtaren kur jam në formën maksimale dhe me Benzema përkrah, jemi të aftë të bëjmë gjithçka. Objektivi ynë fillestar është të kalojmë fazën në grupe. Për ta bërë këtë, duhet medoemos të mundim Anglinë”, tha ai.

2 komente në “Platini tallet me Francën: Pretendente… nëse nuk bën grevë”

  1. sorge says:

    PO,RIBERI!!!DO TA MUNDNI ANGLINE DHE DO JENI SURPRIZA E BUKUR E KETIJ KAMPIONATI EUROPIAN!!
    FINALJA:GJERMANI-FRANCE!!!!

  2. Argita_B says:

    Franca ka nga lojtaret me te mire ne bote ne ekipin e saj, nese kjo bazohet ne talentin, problemi eshte qe nuk ka akoma ekip, te njetin problem si Portugalia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje