Poloni-Greqi ngre sot siparin e Euro 2012. Mendimi i ekspertëve

8 Qershor 2012, 10:44Sport TEMA

Pas shumë përgatitjesh,nissot më në fund në orën 18:00, Euro 2012. Ndeshja e parë do të zhvillohet mes vendit organizator, Polonisë dhe Greqisë, ndërsa në darkë luajnë Rusia dhe Çekia.

Një ndër kompanitë më të vjetra të basteve sportive, britanikja “William Hill”, mendon se ndeshja e hapjes mes Polonisë dhe Greqisë do të fitohet nga skuadra që organizon turneun.

Fitorja e Polonisë jepet me koeficientin 2.05, përballë atij 4.2 të Greqisë, me mendimin se skuadra polake do të ketë një mbështetje të fuqishme nga tifozeria vendase.

Për më tepër, në rezultatet e sakta, kjo kompani parashikon si më të mundshme fitoren 1-0 të ekipit polak, të kuotuar 5.5, ndërsa ndiqet nga barazimi pa gola 0-0 (6.5) dhe 1-1 (7).

Sulmuesi Robert Levandovski shihet si kandidati më serioz për të gjetur rrugën e rrjetës nga të dy skuadrat, pasi një gol i tij kuotohet 2, ndërsa shoku i skuadrës Sobieç dhe greku Gekas kuotohen me koeficientin 3 për të gjetur rrugën e rrjetës në këtë ndeshje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje