Kompania më e famshme e basteve sportive në botë, “William Hill”, sheh dukshëm favorite kombëtaren e Holandës në sfidën e saj përballë Danimarkës. Një fitore e holandezëve kuotohet 1.73, kundrejt asaj 5.5 të Danimarkës që në rast suksesi, do të kthehej me pak fjalë në surprizën e parë të madhe të këtij Evropiani.
Sipas kësaj kompanie, ndeshja ka më shumë mundësi të përfundojë 1-0 (6.5), 2-0 (7.5) apo 2-1 (8.5) në favor të Holandës, ndërsa surpriza më e mundshme që mund të bëjnë danezët është të ndalin në barazim me pak gola, 0-0 (9.5) apo 1-1 (7.5), furinë e ekipi holandez.
Përsa i përket autorëve të golave, specialistët e kompanisë britanike janë të bindur se Van Persi ose Huntelar kanë shanse të mëdha të shënojnë në këtë sfidë, pasi u kanë vënë koeficientin e ulët 1.8, të ndjekur nga Roben me 2.2.
Po sipas kësaj kompanie, ekziston një mundësi e lartë që dy sulmuesit holandezë të arrijnë të shënojnë një dygolësh në këtë sfidë, të kotuar me koeficientin 4.5, që është më i ulët se i të gjithë lojtarëve të Danimarkës për të shënuar gol në këtë ndeshje, me përjashtim të Niklas Bendtner që ka koeficientin 3.75. /lajmeshqip
Sigurisht qe Holanda eshte superiore ndaj Danimarkes dhe as qe diskutohet fitorja, por ajo qe nuk dihet akoma eshte se me sa diference golash do te jet fitorja e saj.
Ha ha ha.1-0 per Danimarken, ja ku e ke diferencen e golave te hollandes.Pff.
sdiskutohet qe o 3 – 1 ose 3 – 0 fiton holanda
holanda do te jete kampioni europian
Fitore Hollandes -all the way
Populli thote: Nga ferra e vogel del lepuri i madhe.Shikoni suprizen.
Kishe te drejte Martin Ph! Nga ferra e vogel doli jo lepur i madh, por nje derr madh dhe i dhjamosur danez qe i shtypi tulipanet e bukur!
Hollanda sapo inaguroi tunelin e Kerrabes lol