Kristiano Ronaldo ka zgjedhur të përjetojë me humor vigjiljen para ndeshjes së kombëtares së tij kundër Gjermanisë. Ai ka marrë shkas nga pyetja që i është bërë rreth shokëve të skuadrës te Real Madrid, Ozil dhe Kedira, të cilët i ka kundërshtarë në sfidën e sotme.
“Flas me to normalisht edhe tani, janë dy kolegë të mitë, dy miq dhe kjo është arsyeja pse flasim me njëri-tjetrin. Shpresoj që Ozil të bëjë atë që duhet bërë, që do të thotë të luajë keq. Të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe Kedira”, ishte komenti humoristik i futbollistit portugez.
Më pas ai ka përsëritur idenë e tij se një sukses i mundshëm në Evropian do të shlyente atë penallti të gabuar në Ligën e Kampioneve, pengu ma i madh i sezonit për të.
“Kisha një sezon të mirë por humba Ligën e Kampioneve, ndaj nuk mund të them se ka qenë maksimumi. Po ja ku vjen Evropiani dhe tani më jepet mundësia të bëj diçka të veçantë me Portugalinë. Njerëzit mendojnë se nuk mund të fitojmë, por Portugalia është një nga skuadra më të mëdha të Evropës”.
“A mund të fitojmë trofeun? Pse jo! Problemi ynë ka qenë se në momentet kur kërkohej maksimumi, ne nuk kemi shfrytëzuar shanset që na janë dhënë, si në Evropianë, ashtu edhe në Botërorë”.
Grupi B
09.06.2012
Holandë-Danimarkë 18:00
Gjyqtar: Damir Skomina (Slloveni)
Kharkiv (Ukrainë)
Gjermani-Portugali 20:45
Gjyqtar: Stefan Lanoi (Francë)
Lviv (Ukrainë)
13.06.2012
Danimarkë-Portugali 18:00
Lviv (Ukrainë)
Holandë-Gjermani 20:45
Kharkiv (Ukrainë)
17.06.2012
Portugali-Holandë 20:45
Kharkiv (Ukrainë)
Danimarkë-Gjermani 20:45
Lviv (Ukrainë)
Grup i keq, por Gjermania del dhe me shume mundesi fiton Kampionatin!
E meritonte qe me pare!
Go Deutschland Go!