Joakim Lëv ka dënuar publikisht gjestin e Zherom Boateng dhe po mendon të ndëshkojë futbollistin që theu rregullat e vendosura nga trajneri i Gjermanisë, për të kaluar një natë me aktoren e filmave porno, Xhina-Lisa.
Natën para se skuadra të udhëtonte drejt grumbullimit, Xherom Boateng u fotografua në një hotel në Berlin i shoqëruar me aktoren në fjalë deri në orët e para të mëngjesit, ndërsa më pas të dy përfunduan në një dhomë bashkë. Pasojat janë të qarta, lojtari rrezikon të mbetet jashtë formacionit për ndeshjen me Portugalinë.
“Sigurisht që nuk më pëlqeu çfarë ka ndodhur. Ai ka një detyrim ndaj skuadrës, i kam folur edhe në praninë e të tjerëve”, ishin fjalët e Lëv. Ai ka treguar për mediat gjermane se ka patur një bisedë të gjatë private më futbollistin 23 vjeçar dhe ia ka bërë të qartë se është në vëzhgim.
Lëv është shumë i zhgënjyer me sjelljen e mbrojtësit dhe se ai ka abuzuar me besimin që i ka dhënë trajneri. Ai i kishte dhënë ekipit një fundjavë pushim për të karikuar bateritë dhe jo për të dalë xhiro në orët e para të mëngjesit, e jo vetëm, me personazhe të botës së pornografisë.
Para fillimit të turneut, Boateng shihej si titullar në krahun e djathtë të mbrojtjes gjermane dhe do të zbriste në fushë që nga minuta e parë ndaj Portugalisë për të mbuluar nga afër Kristiano Ronaldon. Por gjatë dy ditëve të fundit, mbrojtësi Lars Bender është provuar në këtë pozicion dhe Lëv ka folur me elozhe për paraqitjen e tij.
“Lars Bender nuk ka luajtur më parë në krahun e djathtë të mbrojtjes por kam parë gjëra të shkëlqyera në stërvitje. Më jep një ndjesi të mirë kur e aktivizoj aty. Po nuk kam vendosur ende përfundimisht se çfarë të bëj”, ishin fjalët e Lëv, ndonëse mediat gjermane janë shumë të sigurta se Boateng do të ndëshkohet duke ndjekur të paktën ndeshjen e parë të Euro 2012 nga stoli i rezervave./lajmeshqip
Ne po na ndryshon PRESIDENTI per nje PJESHKE te kalbur ?
JOACHIM LÖW