Shqetësimet për incidente të mundshme raciste gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit janë rritur të premten, kur lojtarët holandezë janë ankuar për brohoritje raciste gjatë një stërvitjeje publike në Poloni.
Kapiteni i Holandës, Mark van Bomel, ka thënë se është “e turpshme” që disa njerëz, të cilët kanë ndjekur stërvitjen në qytetin Krakov, kanë sulmuar lojtarët me ngjyrë me “zhurma majmunësh”, shkruan REL.
Një zyrtar i Federatës Evropiane të Futbollit ka hedhur poshtë sjelljen raciste, duke thënë se një grup i vogël i tifozëve polakë ka protestuar kundër vendimit të UEFA-s për të mos bërë Krakovin njërin nga qytetet nikoqire të lojërave.
Polonia dhe Ukraina janë mikëpritëse të turneut që nis sot në Varshavë, me ndeshjen ndërmjet Polonisë dhe Greqisë, për të pasuar me atë në mes të Republikës Çeke dhe Rusisë.
“Qytetet nikoqire” qenka zbulimi me i fundit i Evropianit:)
Ky kampionat do te jete nje deshtim i UEFA-s. Skandali filloj qe ne pjesen e pare te ndeshjes se pare. Carlos Velasco Carballo- Greqi 1-0.
Te shohim pjesen e dyte.
Pajtohem me memdimin tuaj
Pune boshe