Në ditën e dytë të Euro 2012, Holanda ka pësuar një humbje zhgënjyese ndaj Danimarkës, me rezultatin 0-1.
Holandezët në fakt kanë dominuar gjatë gjithë ndeshjes, por janë ndëshkuar me anë të një kundërsulmi nga danezët, të cilët më pas kanë mundur që të administrojnë deri në fund rezultatin.
Holanda ka këmbëngulur deri në fund dhe ka pasur disa raste të pastra me Roben, që goditi shtyllën dhe Van Persi. Por, nuk kanë mundur dot të shënojnë, ndërkohë që arbitri u ka mohuar edhe një penallti.
Kjo humbje vë në pikëpyetje të madhe tashmë kualifikimin e Holandës, pasi dy ndeshjet e mbetura, i ka me dy ekipet më të forta të grupit, Gjermaninë dhe Portugalinë.
Ky po qe ka pare ndeshjen!!!!!!!!
Hallall vetem nje rast!!!!!!!!!!!!!!!!!!
megjithese hollanda do te kualifikohet
Vertet me erdhi keq per hollanden qe humbi sepse dha qithcka pervetem golit,, me kete humbje hollanda i tha lamtumire europianit ,,, danimarka do fitoje edhe me portugaline ,,, gjermania do mund hollanden