Ekspertët mendojnë se kombëtarja gjermane e futbollit do të marrë tri pikët në sfidën kundër Portugalisë, ndonëse nuk do ta ketë të lehtë përballë Kristiano Ronaldo & Co.
Ekipi i drejtuar nga Joakim Lëv kuotohet me koeficientin 2.15 përballë iberikëve, ndërsa fitorja e këtyre të fundit ka koeficientin e lartë 3.75.
Ndonëse në gjirin e dy skuadrave janë disa nga golashënuesit më të mirë në qarkullim në kampionatet evropiane, kjo ndeshje pritet të mos dhurojë më shumë se 3 gola.
Dy rezultatet përfundimtare më të kuotuara në favor të Gjermanisë janë fitoret 1-0 (koeficienti 7.5) dhe 2-1 (8.5), ndërsa fitorja më e “sigurt” e Portugalisë, ajo 1-0, kuotohet me koeficientin 10. Barazimi 1-1 ka koeficientin 7, që është më i ulëti për të gjitha rezultatet përfundimtare të kësaj ndeshje, ndërsa kuotohet me 10 një barazim me gola 1-1.
Sfida e golashënuesve pritet të kthehet në një betejë mes Mario Gomez nga njëra anë dhe Kristiano Ronaldo nga ana tjetër. Sipas parashikuesve të “William Hill”, gjermani do të gjejë rrugën e rrjetës në këtë sfidë, pasi një gol i tij ka koeficientin 1.81, ndërsa nuk është rastësi që ai kuotohet më ulët se të gjithë lojtarët, vetëm 10, për t’u shpallur golashënuesi më i mirë i turneut.
CR7 ka koeficientin 2.5 për të gjetur rrugën e rrjetës në këtë ndeshje, ndërsa edhe ai është mes pretendentëve të fitores së trofeut të golashënuesit më të mirë të turneut, ku kotohet 13.