Euro 2012, sot sfida e titanëve Spanjë-Itali

10 Qershor 2012, 11:35Sport TEMA

Fituesja e Euro 2008, Spanja do të fillojnë fushatën e mbrojtjes së titullit sot në orën 18:00, kundër Italisë, ndërsa në mbrëmje luhet përpallja tjetër e Grupit C mes Irlandës dhe Kroacisë.

Spanja do të duhet të luaj në Euro 2012 pa Villën dhe Puyolin të cilët u dëmtuan me ekipet e tyre.

Pas mungesës së Puyol në qendër të mbrojtjës, vendin e tij do ta zë Sergio Ramos, i cili do të kaloj në qendër ndërsa Alvaro Arbeloa në të djathtën. Del Bosque nuk dëshiron të rrezikoj për Fabregasin pasi kishte pësuar një dëmtim në Copa Del Rey dhe në vend të tij priten të startojnë Juan Mata ose Santi Cazorla.

Italia ka disa probleme me lojtarë, me Domeniko Criscito të pezulluar nga turneu për shkak të skandalit, me Giussepe Rossin të dëmtuar, dhe Andrea Barzaglin të mënjanuar për dy ndeshjet e ardhshme pas dëmtimit.

Supersfida e Grupit C mes Spanjës dhe Italisë, sipas specialistëve të kompanisë “William Hill”, anon dukshëm në favor të spanjollëve, fitorja e të cilëve kuotohet 1.91, ndërsa ajo e Italisë në 4.5.

Në këtë ndeshje nuk priten më shumë se tre gola të shënuar, ndërsa rezultati më i mundshëm është ai 1-0 në favor të kampionëve në fuqi, i kuotuar me koeficientin 5.5. Mbrojtja dhe kundërsulmi italian duket se frikësojnë të gjithë ata që bëjnë parashikimet, pasi rezultatet e radhës më të saktë të kuotuar janë barazimi 1-1 (7) dhe ai 0-0 (7.5). Fitorja 2-0 e Spanjës ka koeficientin 8, ndërsa ajo 1-0 e Italisë kuotohet me 9.

Përsa i përket golashënuesve, Torres dhe Lorente shihen të dy si golashënues të mundshëm në këtë sfidë te skuadra spanjolle, me koeficientin 2 që një prej tyre gjen rrugën e rrjetës, ndërsa ndiqen nga Fabregas me koeficientin 2.75.

Nga skuadra italiane, treshja Baloteli-Kasano-Di Natale ka koeficientin 3.75 për të përfunduar në listën e golashënuesve në sfidën e sotme.

1 komente në “Euro 2012, sot sfida e titanëve Spanjë-Itali”

  1. zalo says:

    kujdes se ujku kur eshte i plagosur kafshon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje