Trajneri i Kroacisë, Slaven Biliç, mendon e ekipi i tij ka të drejtë të pretendojë pas fitores 3-1 kundër Irlandës që i ka dhënë përkohësisht kryesimin e Grupit C.
“Treguam që mund të luajmë futboll. Ndoshta irlandezët ishin më të miro se ne në disa momente, por mendoj se në të gjithë takimin në përgjithësi ishim ne ekipi superior”.
“Jemi të fortë si skuadër dhe mendoj se pas kësaj ndeshje do të jemi edhe më mirë dhe më të fortë. Pres që të luajmë edhe më mirë kundër Italisë, pasi ndeshja e parë është gjithmonë më e vështira dhe ne e kaluam atë me sukses”.
“Kemi tri pikë, jemi në kreun e grupit. Na mjafton një fitore dhe jemi automatikisht në çerekfinale. Nuk mund të fluturojmë me ëndrra trofeu, por të ecim hap pas hapi. Ne i respektojmë të gjithë kundërshtarët. Spanja dhe Italia janë favoritë në grupin tonë, por unë mendoj se jemi në gjendje që të mundim një prej këtyre dy skuadrave”, deklaroi me optimizëm trajneri i Kroacisë.
Grupi C
10.06.2012
Spanjë-Itali 1-1
63’ Fabregas / 61’ Di Natale
Irlandë-Kroaci 1-3
18’ Seint Lexher / 3’, 49’ Manxhukiç, 43’ Jelaviç
Renditja
Kroaci 3 3-1
Spanjë 1 1-1
Itali 1 1-1
Irlandë 0 1-3
14.06.2012
Itali-Kroaci 18:00
Poznan (Poloni)
Spanjë-Irlandë 20:45
Gdansk (Poloni)
18.06.2012
Kroaci-Spanjë 20:45
Gdansk (Poloni)
Itali-Irlandë 20:45
Poznan (Poloni)
me cfare pashe mbreme kroaci-irlande,jo vetem italine e spanjen po kupen,sikur kishin zbrit nga planet tjeter kroatet.