Zhoze Murinjos nuk i ka pëlqyer Spanja që luante pa një sulmues të mirëfilltë përballë Italisë. Trajneri portugez e ka shprehur hapur qëndrimin e tij kundër kësaj taktike të cilën Del Boske e ka modifikuar nga mënyra e lojës së Barcelonës që nuk ka një “numër 9” të mirëfilltë.
“Nuk janë të mira pasimet mes Ksavi, Iniesta dhe Fabregas pa krijuar rrezik në zonën e Bufon. Kishte një sforco të madhe të mesfushorëve të Spanjës, por pa një sulmues, ekipi ishte steril”.
“Italia mund të shkojë larg në këtë turne. Spanja nuk arriti të mbulonte Pirlon dhe kur ai luan i qetë, të krijon shumë probleme. De Rosi është një “xhol” për skuadrën dhe njw prej lojtarëve më të mirë italianë në qarkullim”, u shpreh trajneri portugez për Al Xhazira.
Ndonëse po ndjek shumë ndeshje të përfaqësueseve ku luajnë futbollistët e Real Madrid, Murinjo e ka mbajtur fjalën dhe do të bëjë tifozllek vetëm pwr Portugalinë. Kjo nuk është vërtetuar vetëm nga pamjet filmike ku ai shfaqej duke reaguar si një tifoz i thjeshtë në ndeshjen Portugali-Gjermani, por edhe nga fakti që është munduar të këshillojë lojtarët e skuadrës iberike për ecurinë e mëtejshme në këtë turne.
“Kam folur me Murinjo dhe ai më tha që ne duhet të besojmë në vetvete për dy ndeshjet e radhës dhe të besojmë se mund të vazhdojmë më tej në këtë turne”, ka treguar portugezi i Real Madrid, Kristiano Ronaldo, rreth bisedës me trajnerin e tij. (