Kristiano Ronaldo debat me trajnerin Bento

12 Qershor 2012, 10:33Sport TEMA

Kristiano Ronaldo dhe trajneri Paulo Bento kanë shprehur hapur pakënaqësitë që kanë ndaj njëri-tjetrit dhe shkak për këtë është bërë sjellja e yllit të Real Madrid. Sipas asaj që raportojnë media të ndryshme, ka patur një debat mjaft të ashpër në dhomat e zhveshjeve të skuadrës pas humbjes me Gjermaninë dhe më i humbur ka dalë pikërisht futbollisti që ka humbur besimin e shokëve.

Pas përfundimit të takimit të humbur 1-0 përballë gjermanëve, e gjithë skuadra ka shkuar poshtë tribunës për të përshëndetur rreth 3000 tifozët portugezë të pranishëm. Të gjithë, me përjashtim të Kristiano Ronaldos, i cili ka preferuar të shkojë direkt në dhomat e zhveshjeve për të shprehur mërzinë e tij. Pavarësisht thirrjeve të Bentos dhe kërkesës ndaj kapitenit për t’iu bashkuar pjesës tjetër të ekipit, lojtari ka vazhduar i vetëm rrugën drejt dhomave të zhveshjes duke injoruar tifozët.

Sipas asaj që është mësuar nga mediat portugeze, Bento ka patur një debat të ashpër me pas me CR7 rreth kësaj ngjarje, ndërsa i vetmi që i ka dalë në mbrojtje ishte shoku i tij i skuadrës te Reali, Pepe. Pjesa tjetër e ka injoruar plotësisht duke u bërë palë me Bento.

Arsyeja e këtij injorimi është se pavarësisht shiritit të kapitenit që mban në krah dhe famës ndërkombëtare, Kristano Ronaldo nuk shihet si një lider te Portugalia. Ai që mendohet se udhëheq skuadrën është mesfushori i Mançester Junajtid, Nani, i cili ka mbledhur rreth tij të gjithë futbollistët që janë mërzitur me tekat e Kristiano Ronaldos.

2 komente në “Kristiano Ronaldo debat me trajnerin Bento”

  1. ben says:

    Keshtu eshte kur gabeli Ronaldo ka ra ne pare.

  2. balzac says:

    Keto jane natyra karakteristike per njerine e vegjelise te pasuruar brenda nates!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje