Danimarkë-Portugali dhe Holandë-Gjermani, mendimet e ekspertëve

13 Qershor 2012, 12:28Sport TEMA

Parashikuesit e basteve favorizojnë ndjeshëm Portugalinë në sfidën e sotme përballë Danimarkës, pasi skuadra e drejtuar nga Paulo Bento nuk ka më çfarë të humbasë dhe i duhet medoemos fitorja në takimin përballë skandinavëve që të mbajë gjallë shanset për kualifikim.

Një sukses i ekipit portugez kuotohet 1.91 nga “William Hill”, përballë koeficientit të lartë 4.2 që mban Danimarka, por pa harruar se këto ishin koeficientet edhe të ndeshjes së skandinavëve përballë Holandës, ku në fund “tulipanët” dolën të mundur.

Në këtë sfidë që pritet të ketë më shumë se dy gola, rezultatet më të favorizuara nga bastet janë fitoret e Portugalisë 1-0 (7), 2-0 (8.5) dhe 2-1 (8.5), ndërsa një sukses i Danimarkës 1-0 vlerësohet 13. Barazimi 1-1 duket më i mundshëm se a 0-0, pasi ky barazim me gola kuotohet 7.5, ndërsa ai me rrejta të paprekura 10.

Kuptohet që futbollisti që të gjithë presin të shohin duke shënuar është Kristiano Ronaldo, i cili ka koeficientin 2.25 për të gjetur rrugën e rrjetës dhe 7 për të shënuar 2 gola në këtë sfidë. Por portugezët duhet të kenë kujdes nga Niklas Bendtner, lojtari më i kuotuar mes danezëve për të gjetur rrjetën, pasi ky i fundit ka koeficientin 3.

Holandë-Gjermani

Kompanitë e basteve nuk dinë se këtë favorizojnë në ndeshjen mes Holandës dhe Gjermanisë, e cila do të përcaktojë fatet e të gjithë Grupit B. Nëse holandezët luajnë shansin e tyre të fundit në këtë turne, gjermanët duan të bëjnë maksimumin për të nxjerrë jashtë gare një prej rivalëve më të rrezikshëm për fitore e trofeut.

Për këtë arsye, ekipi i Lëv është lehtësisht më i favorizuar në këtë sfidë, me koeficientin 2.5, përballë atij 2.9 të Holandës, kundër të cilës flasin më tepër problemet brenda grupit të lojtarëve të saj sesa forca e ekipit kundërshtar.

Barazimi 1-1 është rezultati i saktë me koeficientin më të ulët, ndërsa ndiqet nga dy fitoret e Gjermanisë, 1-0 dhe 2-1 që mbajnë koeficientin 10. Me koeficientin 11 vlerësohen fitoret 1-0 dhe 2-1 të Holandës, ashtu si një barazim pa gola, i cili në fakt mendohet thuajse i pamundur në një sfidë kaq vendimtare.

Sulmi gjerman vazhdon të jetë më i kuotuar për të gjetur rrugën e rrjetës, pasi Mario Gomez (2.75) dhe Miroslav Klose (2.87) kanë koeficientet më të ulët për këtë ndeshje mjaft të tensionuar. Nga ana tjetër, Van Persi vazhdon të jetë futbollisti që shihet si më i rrezikshmi para porte nga holandezët, me koeficientin 3, ndërsa kanë rënë shumë kuotimet për dyshen Roben-Afellai, të cilët kuotohen respektivisht 5 dhe 6.5 për të shënuar në këtë sfidë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje