Kombëtarja U-21 e Shqipërisë ka arritur të marrë një barazim ndaj bashkëmoshatarëve rusë në takimin e vlefshëm për kualifikueset e EURO 2013 për këtë grupmoshë, të zhvilluar në Moskë.
Në këtë mënyrë përfaqësuesja kuqezi e 21-vjeçarëve merr pikën e pestë në grupin 6 të eliminatoreve duke u renditur në vendin e parafundit.
Klasifikimi aktual i këtij grupi është Portugalia 14 pikë, Rusia 13, Polonia 10, Shqipëria 5 dhe Moldavia 3.
Ndeshja e radhës e Shqipërisë U-21 do të jetë ajo ndaj Moldavisë në transfertë, më 6 shtator.
Mirë kanë bërë këta që kanë barazuar,por redaksia e sportit duhet të na informojë edhe për humbjet,se nuk është turp të mundesh kur luan futboll.Janë bërë rreth 5 ndeshje,dhe, ndoshta vetëm unë,nuk i dimë rezultatet e U21!
gazetari ne rredhe te pare duhet te thote rezulttin e ndeshjes e pastaj te kaloje ne detaje….
nje ndeshje ku ruset paten mbi 30 raste shenimi. 0-0.
Skuadra ruse pati epersi ndaj skuadres son .dhe shume raste shenimi ,po mos te harrojm se ne futboll njifet rezultati e jo rastet .
e njejta gje ndodhi dhe holland-danimark po fat keqesishte fitoi danimarka .nje dite te bukure te gjithe e me konkluzione realiste .